• |
ide | kryesore

MotoGP/ Të gjithë kundër Lorenzo, mbi të gjithë Vinales: “Gabim pa kuptim, duhet penalizuar”

Sport



Në Katalonjë gara u vendos jo nga Marc Marquez, por nga një gabim i Jorge Lorenzo, që nxorri jashtë të gjithë pretendentët që në xhiron e dytë. Kundër pilotit të Honda janë shprehur me tonë të forta Vinales e Yamaha, ndërsa Valentino Rossi ka qenë më mirëkuptues.

Doktori nuk e fsheh zhgënjimin për garën e mbyllur kaq shpejt, por nuk bën polemika: “Duhet të them që Jorge kërkoi ndjesë menjëherë, këto gjëra mund të ndodhin”. Nuk është kaq i butë shoku i skuadrës Vinales: “E ndjeva që dikush po vinte shumë shpejt, provova të hapem por smund të bëja asgjë. Ishte xhiro e parë, nuk fitohet gara atëherë. Shkatërroi garën time të Vale e Dovi, që lufton edhe për titull. Ajo që bëri nuk ka kuptim. Shpresoj që drejtuesit të bëjnë dicka, sipas meje duhet penalizuar”.

Një linjë që në fakt mbahet edhe nga team manager i Yamaha, Maio Meregalli, që nuk i ka kursyer kritikat për Lorenzo: “Një fillestar mund të bëjë një gabim të tillë, jo një pesë herë kampion bote, si e kujton ai vetë shpesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *