• |
ide | kryesore

Pogba i hap rrugën Juventus: “Pas tre vjetësh në Manchester dua një sfidë të re”

Sport



Paul Pogba del hapur e nga Tokyo, ku ndodhet për një event, deklaron se dëshiron të largohet nga Manchester United: “Jam në Manchester prej 3 vjetësh e kam patur momente të bukura e të këqija, si në cdo eksperiencë – thotë francezi -. Pas këtij sezoni e pas gjithë asaj që ndodhi në këtë sezon, që ishte viti më i miri i imi absolutisht, besoj që për mua është më mirë të kërkoj një sfidë të re diku tjetër. Po mendoj për këtë”.

Fjalë që nuk lënë vend për interpretim: pasi u rikthye tek Red Devils në 2016, mesfushori ka vendosur të ndryshojë përsëri ambjent e janë dy, për momentin, mundësitë për një lojtar që vlerësohet rreth 100 milionë euro. Real Madrid i Zidane që e kërkon prej kohësh e është në avantazh ndaj konkurentëve, por edhe Juventus ku Pogba do të kthehej me kënaqësi. Nedved e Raiola, në takimin e zhvilluar në Montecarlo, kanë folur edhe për këtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *