• |
ide | kryesore

Tension Wanda-Conte: vjen kërcënimi për zgjidhjen e kontratës së Icardi

Sport

Një muaj nga fundi i kampionatit e me grumbullimin në Lugano në horizont, situata Icardi-Inter nuk ka ende një rrugë dalje. Shoqëria zikaltër e ka vendosur sulmuesin në shitje, por dëshira e Icardi – theksuar disa herë – është të qendrojë në Milano. Një rrugë e papërshkueshme për Inter, me kontratën e argjentinasit në skadencë në 2021, që ka sjellë në një situatë pritje të tensionuar.

Pozicionimet janë diametralisht të kundërt e në këto javë nuk janë bërë hapa përpara për të zgjidhur situatën. Nga njëra anë shoqëria me Marotta e Conte, me teknikun që është shprehur vetë për ti bërë të ditur bashkëshortes-agjente Wanda Nara se Icardi nuk hyn në planet e Interit të tij; nga ana tjetër argjentinasja që ka nënvizuar se dëshira e Mauro është të jetë protagonist në sezonin e ri, duke ngritur tonet e debatit – sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane – madje me hipotezën për një zgjidhje të kontratës në rast të nxjerrjes jashtë projektit nga trajneri i ri. Plan që sidoqoftë nuk ka shumë shanse, duke parë se sulmuesi ishte dhe është pasuri e klubit dhe nuk ekzistojnë kushtet për të mbërritur në këtë lloj zgjidhje.

Një provokim që Wanda Nara ka bërë në një telefonatë me Antonio Conte ku palët kanë shprehur pozicionet e tyre. Pa lëvizur asnjë milimetër në një fazë pritje që administratori i deleguar Marotta e ka shmangur në rastin e prezantimit të grumbullimit veror në Lugano. E megjithatë është një moment që bllokon strategjinë e merkatos zikaltër, me Dzeko e Lukaku në pritje, që janë edhe momentet e para të tensionit për tu përballuar nga Conte.

Strategjia e Inter shkon tani në tjetër drejtim: Marotta kërkon të bëjë goditje të rëndësishme të merkatos (Lukaku, Dzeko, Barella, Lazaro) duke i financuar përmes shitjes së të rinjve dhe lojtarëve që nuk konsiderohen fondamentalë për projektin. Në një moment të dytë Icardi do të vihet përballë faktit të kryer për të provuar këmbimin me Dybala, që duket është një operacion që mund të bëhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu