• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Maurizio Sarri, trajneri i ri i Juventus: ja kush është njeriu që do të drejtojë bardhezinjtë

F1, Sport



Maurizio Sarri është zyrtarisht tashmë trajneri i ri i Juventus, duke firmosur një kontratë tre vjecare, pas një viti të kaluar në Angli me Chelsea. Pas një sezoni të shkëlqyer në pankinën e Blues, ku drejtori londinezët drejt vendit të tretë në Premier League dhe fitoi trofeun e Europa League, tekniku toskan do të ndërmarrë një aventurë të re në krye të kampionëve të Italisë.

Maurizio Sarri është rikthyer në Itali, ku ka drejtuar gjatë gjithë karrierës së tij, duke firmosur me Juventus deri në 30 qershor, 2022. Në moshën 60 vjecare, Sarri merr kështu detyrën më të rëndësishme të karrierës. I lindur në Napoli, vetëm në 2001, pasi kishte kaluar shumë vite në botën e futbollit, Sarri nisi karrierën si trajner me kohë të plotë. Që nga 2005, ka drejtuar në Serie B skuadrat e Pescara, Arezzo e Avellino, por rruga për në Serie A ishte ende e gjatë: Sarri udhëhoqi Verona, Perugia, Grosseto, Alessandria e Sorrento, mes Serie B dhe lega pro.

Por në 2012 fillon historia … me Empoli: në sezonin e tij të parë, Sarri gati e ngjiti skuadrën në elitën e futbollit, por Livorno u tregua e aftë të fitonte finalen e play-off. Një vit më pas, i njëjti Empoli u rendit i dyti dhe siguroi pjesëmarrjen në Serie A. Pas fushatës së suksesshme me Empoli, duke i mbajtur në kategori, nuk kishte më dyshime mbi kualitetin e teknikut. Në 2015, Sarri u ul në pankinën e Napolit, ku la një gjurmë të pashlyeshme në pankinën e të kaltërve.

Skuadra napoletane arriti 82, 86 dhe 91 pikë, nga 2015 në 2018: cdo përmirësim sezonal ishte një rekord në Serie A për klubin. Dy nga tre sezonet, Napoli shmangu paraeleminatoret e Champions League dhe shkoi direkt në fazën e grupeve.

Më në fund, në sezonin 2018/19, në drejtimin e Chelsea, Sarri ngriti lart trofeun e parë Europian. E tani nis aventurën në Torino me Juventus!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *