• |
ide | kryesore

3 arrestime në 24 orë në Berat për grabitje dhe dhunë në familje

Lajme, Të fundit



Një person i shpallur në kërkim dhe dy të tjerë të kapur në flagrancë janë arrestuar brenda 24 orëve, njofton policia e Beratit.

Tre shtetasit e arrestuar akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht për dhunë në familje dhe vjedhje.

Të arrestuarit janë:

-Shtetasi Xh.S, 16 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ura Vajgurore, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

-Shtetasi D.Ll, 18 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, pasi gjatë kontrollit fizik nga patrulla e policisë iu gjet një dorezë hekuri.

-Shtetasi E.D, 35 vjeç, banues në lagjen 30 Vjetori, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe i ka marrë një sasi lekësh shtetasit E.Ç, 47 vjeç.

Materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *