• |
ide | kryesore

Cordeira Melo, një jolly për Partizanin: të kuqtë forcohen, duke dobësuar kundërshtarët

F1, Sport



Partizani ka treguar një model ndryshe të futbollit në vend, jo vetëm sa i përket lojës në fushë, por edhe konceptit organizativ dhe strategjive të zgjedhura për të arritur suksesin. Në të gjitha detajet, klubi kryeqytetas është shfaqur i mirë studiuar, me përjashtim të largimit të trajnerit Skënder Gega, ndërsa në merkato po bëjnë përsëri diferencën, duke ndërtuar strategjinë e tyre të forcimit, mbi dobësimin e kundërshtarëve direkt.

Ishte dita e William Cordeiro Melo, një që me Kukësin ka lënë gjurmë, madje është shndërruar në lojtarin multifunksional, duke marrë kompetencat në të dy fashat e fushës, duke u bërë jolly i preferuar i teknikëve që drejtuan veri-lindorët sezonin e kaluar. Braziliani është veshur i kuq dhe mund të konsiderohet lëvizja e zgjuar e kampionëve të rinj të vendit

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Instagram”, William ka publikuar foton e prezantimit në radhët e Partizanit, duke falenderuar klubin për mundësinë e dhënë: “Jam shumë i lumtur. Falenderoj Zotin, familjen, shokët dhe djalin tim që më bënë të arrij deri këtu. Falenderoj Partizanin për besimin që ka treguar për punën ime dhe jam i sigurt se do të kemi një sezon të suksesshëm. Erdha këtu për të ndihmuar Partizanin që të fitojë sa më shumë tituj”, ka shkruar në postimin e tij braziliani.

5 gola dhe 4 asist për lojtarin, që konfirmohet i cmuar në aspektin ofensiv ashtu edhe në atë difensiv. Partizani ka në duar një lojtar polivalent tashmë, që mund të adaptohet në role të ndryshme, me kualitet të njëjtë. Ka qenë një inistim i menaxherit të Partizanit, për ti dhënë teknikut të ri Franco Lerda një dhuratë, përpara se të marrë drejtimin e të kuqve, që javën e ardhshme do të nisen për fazën përgatitore në Slloveni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *