• |
ide | kryesore

Dasma e Sergio Ramos me gazetaren spanjolle

Paparazzi, Slider



Sergio Ramos ka celebruar në martesë lidhjen e tij të gjatë me gazetaren e njohur spanjolle, Pilar Rubio.

Në ceremoninë e martesës që u mbajt në katedralen e Sevillas, morën pjesë mbi 400 persona, mes tyre personazhe të njohur të futbollit si David Beckham dhe bashkëshortja Victoria, Jordi Alba, Luka Modriç, Keylor Navas, Roberto Carlos, Alvaro Morata, ndërkohë që ra në sy mungesa e Cristiano Ronaldos. Por, siç raportoi disa ditë më parë e përditshmja “AS”, dasma e Sergio Ramos u bë e famshme edhe për rregullat e saj strikte, për të gjithë të ftuarit që morën pjesë.

Kështu ishte vendosur që në ceremoni të ftuarve t’u ndalohet të marrin me vete fëmijët nën 18-vjeç, teksa të vetmit nën këtë moshë, ishin fëmijët e çiftit. Edhe veshja e të ftuarve, ishte një rregull i mirë-sanksionuar nga çifti, që gjithashtu kishte ndaluar edhe prezencën e celularëve, pasi dëshironte të ruante privatësinë. Nuk mungon rregulli i çiftit Ramos-Rubio, as sa i përket dhuratave të të ftuarve, të cilëve u është kërkuar që të mjaftohen vetëm me një donacion ndaj UNICEF, organizatë ku drejtues është edhe kapiteni madrilen. Ramos, 33 vjeç dhe Rubio, 41 vjeç u martuan pas 7 viteve bashkëjetesë.  Ata janë prindër të 3 djemve, Alejandro, Sergio dhe Marco



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *