• |
ide | kryesore

Deklarata e fortë e Bashës pas BILD: Nuk ka më as negociata dhe as marrëveshje

Lajme

“Pa largimin e Edi Ramës dhe të klikës kriminale që është sot në pushtet nuk do të ketë asnjë hap përpara”.

Janë fjalë të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë për mediat pas publikimit të përgjimeve të BILD.

“Pa nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që nën drejtimin e Edi Ramës frikësuan, kërcënuan, dhunuan, vodhën dhe blenë votën e shqiptarëve nuk do ketë asnjë përparim. Unë dhe demokratët nuk mund të tërhiqemi dhe nuk do të tërhiqemi kurrë nga këto dy objektiva çliruese për Shqipërinë” – tha Basha që u shpreh se tashmë ishte edhe më i bindur për largimin nga parlamenti.

“Sot, më shumë se kurrë ne ndihemi të sigurt në drejtësinë e kauzës tonë, dhe të rrugës që kemi ndjekur. Ata që besonin se me këtë bandë grabitqare dhe kriminale në pushtet mund të dialogohej në Kuvend, mund të bëheshin reforma me konsensus, mund të përdoreshin rrugë institucionale, sot duhet të flakin tutje edhe iluzionin e fundit, që mund të kishin për metodën e bashkëbisedimit demokratik me Edi Ramën.

Sot është e qartë se largimi nga parlamenti dhe braktisja e zgjedhjeve farsë ishin vendimet e duhura. Pa asnjë mëdyshje. Qëndrimi në këtë Kuvend dhe pjesëmarrja në zgjedhje farsë do të na kthente në fasadë të pushtetit të krimit. Me krimin nuk mund të ketë dialog, nuk mund të ketë negociata dhe as nuk mund të bëhen lëshime. Ky është standard perëndimor. Unë dhe të gjithë demokratët do t’i qëndrojmë deri në fund këtij standardi: Me krimin nuk ka negociata dhe marrëveshje” – tha Basha që komentoi edhe përgjimet e BILD për zgjedhjet në Dibër.

“Është tragjike për një komb kur mësuesit e tij kthehen nga edukatorë të së ardhmes në hajdutë votash. Është tragjike për një komb kur polici shtrëngohet të kthehet në një keqbërës të vogël për të ruajtur bukën e gojës së fëmijëve. Në Shqipëri një qeveri e mbushur me kriminelë i ka marrë dinjitetin, nderin dhe kurajën çdo shqiptari duke e kërcënuar me bukën e gojës. Edi Rama është krimineli me të cilin duhet të merremi para çdo gjëje tjetër. Në Shqipëri një qeveri e mbushur me kriminelë i ka marrë dinjitetin, nderin dhe kurajën çdo shqiptari duke e kërcënuar me bukën e gojës” – tha Basha.

“Pikërisht aleanca zgjedhore krim-politikë shpjegon pse Edi Rama i bëri kriminelët deputetë dhe kryebashkiakë.
Shpjegon pse ai i liroi kriminelët nga burgjet nga hajdutët e vegjël tek Lul Berishat.
Shpjegon pse Edi Rama lejoi kanabizimin e Shqipërisë dhe trafikun masiv të drogës.
Shpjegon pse Edi Rama shpiku PPP-të dhe ligjet speciale për të grabitur pronat e shqiptarëve. Shpjegon pse Edi Rama mori mbi tre miliardëve gjysmë euro borxh dhe rriti të gjitha taksat por nuk shtroi asnjë kilometër rrugë” – tha Basha. ©LAPSI.al

19 Comments

    1. Ka tre vjet qe I keni pergjimet e dhene nga prokurori Besim Hajdarmataj.Nqs do te kishit pasur vertete beteje per voten e lire,pse nuk I publikuat me pare, por derdellisnit lart e poshte me deklarata neper media.Apo I ruajtet per ditet e veshtira?Njelloj I keni bere te gjithe votimet, keni vjedhjur dhe blere vota,pd,ps,lsi.Po pse pikerisht now dite para se komisioni europian te marre vendimin per hapjen e negociatave duheshin publikuar dhe te demtohej seriozisht vendimi pro?Edhe ps kur ishte puna per tu anetaresuar ne Nato, beri ca protesta, por jo lloj-lloj maskalliku qe po beni ju duke demtuar imazhin e vendit,thjeshte lufte per pushtet.

    2. Kam frike se keta te pd-lsi do te merziten shume dhe nuk e di si do te reagojne kur te dalin ca pergjime nga nje dosje tjeter.Aty do shihni spektakel se cfare bejne ata qe sot hiqen sikur po bejne betejen per” voten e lire” dhe po bejne rremuje gjithe shqiperine. Ngadale-ngadale do te hapen petet e lakrorit qe do te ju zere gryken

  1. Ikni o bythqira qerohuni, ikni o plehra thyeni qafen se keni bllokuar shqiperine. Rast i vecante, ne bote qe keta politikane bandite punojne vetem per interesat e veta.
    Kanceri dhe mallkimi i popullit do ju fshij nga faqja e dheut

  2. Avash o Lulush bytheci se mos te grisen breket nga zori,hajt pi ndonje veze qe mos te iki zeri kur te kendosh himnin,ne rast se do arrish se nuk e dime do dalesh apo jo nga prokuroria…

    1. po si flet keshtu mer te qifsha grun e motren e ca mund te kesh o klysh i enverit nuk po e shef se cpo ndodh o te qifsha pragun e deres

  3. Përpara se me Lulin e monen e like floririn, burrin e shtetit do vem në evropi.. Ky te përgjigjet njeher për mëkatet e veta se I ka ende të hapura.. Pastaj të bëj virgjereshen.. Gjithsesi perpara

  4. Njeriu Miter qe krijon vetem kopila dhe hajdute e vrases salih ne fund na la dhe nje lulu qe vetem ka vjedhur e vrare te flet per vjedhje vote ne katunet e dibres,po ti mor kelyshi salihut vodhe ne tirone mor te qifshin hollandezet,FBI po te pret atje shko beju burre dhe flit,mos na caj trapin neper tv ore pa ore,ti mor kamarieri I sigurimit dhe udb po na ben moral,I di populli keto te keqia qe kane 28 vjet qe ndodhin para syve tone I di dhe autoret politikane dhe partite qe I futen zgjedhjet ne sistem,ti more pusht lulu shko laj mekatet e tua nje here pastaj na bej moralistin

  5. Pas ketyre pergjimeve qe dolen keto 10 ditet e fundit, ka filluar nje fenomen i cuditshem, te paguarit nga Rilindja duke mos mundur te mohojne pergjimet, kane filluar te justifikohen me faktin se kjo ka ndodhur gjithmone. Le t’i mbetemi ketij arsyetimi, gjithmone ne zgjedhje ka patur shitblerje vote, vjedhje, “gabime” ne numerim etj. Deri ketu arsyetimi qendron. Por po te vazhdojme me tej, del se pergjimet e fundit te cilet perbejne prove se jane bere me vendim Gjykate, vertetojne se zgjedhjet ne Diber kane qene nje kasaphane e vertete. Kjo kasaphane u be nga njerez qe bertisnin “Merrjani leket Saliut, por mos i jepni voten”. Te njejtet njerez qe ne 2013 predikonin dhe premtonin se nuk do kishte me vjedhje votash. se do hapeshin 300 mije vende pune e shume perralla te tjera si keto. Fakti qe kjo gje perseritet ka disa arsye dhe rrjedhoja. Se pari votat shitet se njerezit jane te varfer, pra ato vendet e punes qe u premtuan me sa duket nuk jane hapur. Por ajo qe eshte me e rendesishme eshte se nga dalin ato leke me te cilat blehen votat dhe si rekuperohen. Sepse nje njeri qe jep ta zeme 10 milione leke per e blere vota,nuk i fal ato leke, por i jep me nje interez shume te larte, dhe pretendon te marre 100 fishin e tyre minimalisht e me pas te rifinancoje per te marre perseri 100 fishin. Pra behet nje vjedhje ne taksat tona qe kalon cdo perceptim njerezor. Tjeter gje qe del si konkluzion nga keto pergjime, te cilat jane prove me vendim gjykate, eshte se eshte bere balte me tjetersimin e paligjshem te votave. Jam i sigurt q kjo gje ka ndodhur ne cdo pale zgjedhje qe jane mbajtur ne Shqiperi, por asnjehere ne keto permasa kaq katastrofike, qe do te thote se zullumi eshte trashur jashtezakonisht teper. Prokuroria, megjithese i ka provat ne dosje nuk vepron dhe ketu dalim tek rrjedhoja tjeter, reforma ne drejtesi nuk funksionon eshte nje deshtim total dhe po aq deshtim eshte edhe reforma ne arsim po te mendosh se si trajtohen mesuesit nga keto telefonata. Shkurt hesapi kemi nje deshtim total te shtetit. Per kete arsye kam dy pyetje. E para jo shume e rendesishme: A do t’i hiqe e drejta per te shkuar ne USA dhe ne BE njerezve te kapur ne ato pergjime? E dyta qe ka te beje me te ardhmen e ketij vendi: A eshte e drejte te vazhdohet ne kete menyre?

    1. Po ato 600000 eurot qe lobon Basha a nuk te shqeteson nga kane dale dhe qe duhet te shperblehet ai qe i ka paguar(Rusi)se siç thua edhe vete nuk te jep njeri kot nje shume kaq marramendese,po fakti qe ata prokuroret e plepave sherbetoret e Sales kane pergjuar vetem PS ne a nuk te shqeteson qe eshte bere e qellimshme dhe per interesa politike,po ata 500 “trimat”e Xhelalit qe shkuan nga Kamza ne Diber per piknik shkuan atje!!!!mos u mundoni kot te impresiononi popullin me shprese se do perkrahi Bashen,pasi kur sheh qe ankohet per vjedhje votash Berisha,Basha dhe Mona qe ka bere kerrdine te vjen per te vjelle dhe sa me shume bertasin ata aq me shume i rriten piket Rames…

  6. Po ata 20 milione eirot per km ne unaze apo 17 milione euro per km ne Milot, a duhen hetuar? Po fallsifikimi i dokumentave per ndertuesin e rruges me 20 milione (pa TVSH) a duhen hetuar? Basha ne paste pergegjjesi le te hyje ne burg, e meriton plotesisht. Ama edhe keta te tjeret qe jane kapur me presh te hyjne ne burg, ne te kundert rrofte reforma

  7. Po shoh qe rilindasit qenkan ber keq fare , po mos u merzitni ka dhe me keq ,deshet fakte ja ku jane , ca kjtuat more te degjeneruar se kaq shum u mahnit populli i dibres pas brekeve te shukriut qe doli 4 mije vota para rilindja ? Ja pra kjo ka ndodhur , dhe ne shijak e njejta gje mjafton te shikosh rrugen nga durresi deri ne shijak qe eshte bere sikur te jete bombarduar dhe e kupton sa dashuri ka shinaku per rilindjen ,po kjo nuk ka ndodhur vetem ne diber e shijak po ka ndodhur ne gjithe shqiperine , prandaj mbylleni halene o rrace e ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu