• |
ide | kryesore

Dekreti i Metës, kryebashkiakja e Shkodrës thirrje Policisë: Na mbështesni në lirimin e KZAZ-ve

Lajme, Të fundit

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, i ka kërkuar Drejtorisë së Policisë së këtij Qarku përmes një kërkese zyrtare, mbështetjen për lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Në kërkesë është artikuluar detyrimi i forcave policore për të qenë të pranishme gjatë largimit të materialeve zgjedhore nëpër KZAZ-të, ku ishte parashikuar të mbaheshin votimet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Sipas Ademit, kjo procedurë do të ndiqet në zbatim të vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për zhvillimin e zgjedhjeve.

Në formulimin e kësaj kërkese, kryebashkiakja i referohet ligjit “Për qeverisjen vendore”.

 

 

7 Comments

  1. Paralelisht duhet te behet dhe nje kallzim ne Prokurorine e Krimeve te Renda per grupin e komisionereve te KQZ te cilet nuk po zbatojne Dekretin e Presidentit per shtyrjen e zgjedhjeve.

  2. Brava!!!
    E vetmja politikane e pa zhytur ne llumin e Politikes turko-shqiptare!

    Jo si disa jevgjite spiropali me shoqe , qe mjafton ti shikosh e kupton qe jane jevgj jugore!

  3. Jug-veri eshte Shqipni dhe ska bir Sale e klysh Bashe ti ndaje Shqiptaret se u perpoq Sala per interes te Serbve ne dem te Kosoves ne 97-ten te fuste Shqiptaret ne vellavrasje dhe ndarje jug-veri po iu hengri karin se nuk i perçan dot Shqiptaret asnje pith motre politikan….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu