• |
ide | kryesore

Faktet/ A ka qenë Arben Keshi në polici.Cili gënjen Rama apo BILD?

Lajme, Të fundit

A ka qenë në polici, Arben Keshi, njeriu kryesor në përgjimet e publikuara së fundmi nga gazeta gjermane “Bild”? Megjithëse ai del i implikuar në shumë aspekte të zgjedhjeve, Kryeministri Edi Rama i anashkaloi sot të gjitha këto duke pohuar se Keshi nuk ka qenë shef policie në periudhën kur është përgjuar. “AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkruan Rama.

Po si qëndron e vërteta për Arben Keshi i cili në përgjimin e BILD etiketohet si drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Parregullt në Shqipëri?

Fakti është se ai ka qenë në polici para se të merrte pjesë në masakrën elektorale në Dibër dhe është ngritur në detyrë menjëherë pas saj për merita të veçanta. në këtë kuptim Edi Rama ka të drejtë se në momentin e “krimit” ai nuk ka mbajtur veshur uniformë por ka qenë shefi i shtabit të PS për Maqellarën.

Në 2011, ai punonte si inspektor në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në 2013 qe drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Parregullt në Shqipëri.

Pas zgjedhjeve të shtatorit 2016 në Dibër Keshi emërohet shef komisariati në Bulqizë dhe aktualisht, ai është shef i sektorit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Dibrës.

Pra megjithëse Rama e shpërbleu policin e tij të preferuar për manipulimet dhe blerjet në segmentin për të cilin kryeministri flet ai nuk ka qenë i veshur me uniformë.

©Lapsi.al

2 Comments

  1. i njejti avaz . Opo do mbaje pergjegjesi ndonjehere njeri ne kete ? A burra ky vend ?
    Vend i çudirave , ketu edhe me kar ne byth po te kapen prape i virgjer ngelesh .
    Ça presim ne nga plehrat e politikes kur ky eshte zanati i tyre ? Ketu del prokurorja e krimeve
    te renda dhe thote se do denoje ata qe vodhen disqet dhe jo ata qe vodhen votat .
    RRUMPALLHANE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu