• |
ide | kryesore

Falcao mbron Messi-n: “Nëse shënon një gol, njerëzit do të kërkojnë dy!”

Sport



Radamel Falcao e ka mbrojtur Lionel Messi-n, duke thënë se numri 10 ka “paguar” mjaftueshëm për të qenë lojtari më i mirë në botë. Messi, ka rritur zhgënjimin me Argjentinën duke nisur Kupën e Amerikës, me humbjen 2-0 ndaj Kolumbisë.  Një humbje që ka rritur pakënaqësinë ndaj tij.

Ndërkohë, sulmuesi i Monaco Radamel Falcao mendon se kritikat ndaj yllit të Barcelona-s janë të padrejta.

“Messi ishte gati për të shënuar kundër nesh, por është e sigurt se do të shënojë  në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Falcao pas fitores së Kolumbisë.

“Nëse Messi shënon një gol, njerëzit do të kërkojnë dy. Nëse ai shënon nga një goditje e lirë, njerëzit do të thonë se muri nuk ishte vendosur si duhet. Nëse Argjentina humbet, do të flasin sikur të ishte faji i tij. Ky është çmimi për t’u paguar kur je lojtari më i mirë në botë”.

Falcao, i cili luan së bashku me James Rodriguez, Davinson Sanchez, Juan Cuadrado apo Zapata, në mënyrë legjitime mund të ketë ambicie me Kolumbinë, e cila nuk ka fituar Copa America që nga viti 2001.

“Ne nuk mund të mendojmë se jemi favoritë pasi të mposhtëm Argjentinën e Messi-t,” tha ai. “Kjo është një rrugë e gjatë. Ne jemi vetëm në fillim dhe gjithçka mund të ndodhë. Nëse bini në gjumë në këtë turne, ju humbni.”

Kolumbia do të përballet me Katarin dhe do të mbyllë fazën e tij të grupeve të dielën kundër Paraguajit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *