• |
ide | kryesore

Forcat franceze vrasin 20 militantë në Mali

Planet



Forcat aleate franceze dhe maliane vranë 20 militantë në një operacion, ku operon Shteti Islamik, tha të dielën një zëdhënës i ushtrisë së vendit afrikan. Operacioni në rrethin e Akabarit, një pjesë e largët pranë kufirit me Niger dhe jo larg nga qyteti Malian i Menaka, po vazhdonte, tha zëdhënësi i ushtrisë kolonel Diarran Kone me telefon.

“Por unë mund t’ju them se 20 terroristë janë neutralizuar,” tha ai. Disa fraksione xhihadiste dhe bandat kriminale aleate kanë rigrupuar dhe ngritur operacione në pjesë të Malit, prej nga kanë nisur sulmet.

Ata gjithashtu tani kanë një prani të konsiderueshme në brigjet e shtetit fqinj, Burkina Faso, dhe në disa pjesë të largëta të Nigerit përcjell Reuters.

Pavarësisht vendosjes së 4,500 trupave francez, situata është përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme dhe islamistët kanë arritur të nxisin një konflikt etnik.

Malianët janë bërë gjithnjë e më shumë të frustruar nga dështimi i autoriteteve për t’i dhënë fund sulmeve të rregullta nga grupet xhihadiste me lidhje me Al Kaedën dhe Shtetin Islamik, si dhe rritjen e vrasjeve etnike në mes të fshatarëve Fulani dhe Dogon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *