• |
ide | kryesore

Kriza politike, Meta në takim me ambasadorët e BE-së

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Tiranë, në Pallatin e Brigadave.

Sipas burimeve, kreu i shtetit ka diskutuar me përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të BE-së në lidhje me krizën politike dhe rrezikun që i kanoset vendit nga shpërthimi i një konflikti të mundshëm civil. Mësohet se pjesë e tryezës së bisedimeve ka qenë edhe baza ligjore e vendimit të tij për të çdekretuar 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Ky takim mes Metës dhe ambasadorëve përkon me depozitimin në Kuvend të kërkesës së mazhorancës të firmosur nga 55 ligjvënës për shkarkimin e tij nga detyra. Takimi ka zgjatur rreth 2 orë.



1 Comment

  1. Baftiar-Allende, me celular te kuq ne dore, shoqerohet nga nje tip qe kur shkone ne wc merr karton me vete. Tipa qe kane alergji nga uji dhe qe bien era thi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *