Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Tiranë, në Pallatin e Brigadave.
Sipas burimeve, kreu i shtetit ka diskutuar me përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të BE-së në lidhje me krizën politike dhe rrezikun që i kanoset vendit nga shpërthimi i një konflikti të mundshëm civil. Mësohet se pjesë e tryezës së bisedimeve ka qenë edhe baza ligjore e vendimit të tij për të çdekretuar 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Ky takim mes Metës dhe ambasadorëve përkon me depozitimin në Kuvend të kërkesës së mazhorancës të firmosur nga 55 ligjvënës për shkarkimin e tij nga detyra. Takimi ka zgjatur rreth 2 orë.
Baftiar-Allende, me celular te kuq ne dore, shoqerohet nga nje tip qe kur shkone ne wc merr karton me vete. Tipa qe kane alergji nga uji dhe qe bien era thi.