Ky është Arben Keshi, një ndër personat kyc në skemën e blerjes së votave në Dibër. Sipas përgjimeve të publikuara sot nga ‘Bild’, me të dëgjohet të komunikojë edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e pyet Keshin nëse e ka arritur apo jo objektivimin. Sipas përgjimeve të gazetës gjermane, Arben Keshi ishte drejtor në Ministrinë e Brendshme. Ndërkohë në një reagim të mëvonshëm, kryeminsitri Edi Rama, ka mohuar që Keshi të ketë punuar në Policinë e Shtetit asokohe.
Profil / Arben Keshi, shefi i policisë, krahu i armatosur i Ramës në vjedhjen e votave
“Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë! Çfarë gënjeshtre: AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkruan Rama.
Por ndërkohë në një kronikë të Top Channel në nëntor të vitit 2017, rezulton se Arben Keshi, ishte shef komisariati në Bulqizë. Sidoqoftë përgjimet janë realizuar në vitin 2016. Në shkurt të vitit 2016, ai është denoncuar nga Partia Demokratike si një prej njerëzve të Edi Ramës, që blinte vota në zgjedhjet për Bashkinë Dibër. Mbetet për t’u verifikuar nëse Edi Rama gënjen për Arben Keshin apo askohe ai vërtet s’ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit. E megjithatë kjo ka pak rëndësi. Keshi del nga përgjimet si truri i skemës së ngritur në Dibër për të blerë votat dhe për t’u bërë presion njerëzve.
©LAPSI.al
Kriminel. Tamam shoku i rames qeka
Ne postimin e radhes , rama do thote qe eshte krenar qe arben keshi i hapi telefonin
Normale qe ky eshte,tipat bandite dhe rrugeçer i pelqejne pamase !Vdes per to narkomani !Surratzi,pleh njeri,miku i tij.
SA SAPUNA DO KAPESH PER TRE VJET TI O BEN . NUK KE ME EC VETE POR ME BYTHE KESAJ RADHE .
O Zot o Zot cmban kjo toke. Te pakten o gazetar te nderuar na kurseni syte.
Neveri neveri neveri.
Z.Bushati!
Z.Shkullaku!
Shkruani dy fjale.
50 vjet I vinte ne rrjesht me daulle negro -diktatura.
Sot i ve ne rrjesht Negro -Rilindja.
Çfar behet me ate popull.
Ku kullosin ato bagëti.
beno me vjen keq , e kruajte me hither duhen tre vjet me tperfundu krruajtja .
Shkullak, mbylljani surratin ketij koalës, se ka kalamaj qe shohin portalin…
E dhe siper nanes vet ta shohin edi ramen ky popull nuk i ben pershtypje vetem partija te jete e forte.