• |
ide | kryesore

Lady Gaga, shkaku kryesor i ndarjes së Irinës dhe Bradley

Paparazzi, Slider



Arsyeja e ndarjes së Bradley Cooper nga partnerja e tij, Irina Shayk, mund të jetë Lady Gaga dhe tani kemi edhe më shumë dyshime për këtë.

Sipas “Metro”, Shayk pretendohet se ka akuzuar Cooper për tradhti me kolegen e tij në filmin “A star is born”, Lady Gaga, kur ajo filloi të vërejë lidhjen e ngushtë mes palëve.

“Marrëdhënia e Bradley-t me mamanë e fëmijës, Irina filloi të prishet kur ai nisi të xhironte filmin me Gagën dhe ajo e akuzoi atë shumë herë për tradhti”, zbuloi një burim i brendshëm.

“Që nga ajo kohë, Irina nuk ka qenë në gjendje të besojë aspak te Bradley” shtoi burimi, duke zbuluar se Cooper dhe Shayk grindeshin sa herë që ishin së bashku.

Irina dyshohet se e ka quajtur marrëdhënien e Bradley me këngëtaren “të papërshtatshme” kur ai dhe Gaga filluan të kalonin kohë së bashku.

Ndërkohë, “People” raporton se Cooper dhe Gaga kanë një “lidhje të madhe” me njëri-tjetrin, duke shtuar se ata vazhdimisht udhëtonin së bashku për të promovuar filmin.

Afërsia e tyre gjatë sezonit të ndarjes së çmimeve nuk e ndihmoi marrëdhënien tashmë të tensionuar të Cooper-it me Shayk.

Performanca intime e Bradley-it me Gagën në çmimet Oscar nuk ndihmoi aspak për të hedhur poshtë zërat e romancës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *