• |
ide | kryesore

Ledio Lako: Jam i pakapshëm nga policia

Paparazzi, Slider



Ledio Lako, zbuloi dje në “E Diell” se është mision më vete t’ia marrësh shenjat e gishtërinjve. Kjo për shkak se ka një çrregullim që i shkakton djersitjen e duarve, aq saqë kur shkon në gjendje civile, është e pamundur t’i japë shenjat e gishtërinjve.

“Po t’i shikoni duart e mia janë qull dhe për këtë arsye nuk më dalin shenjat e gishtërinjve.”, u shpreh aktori.

Madje, ai rrëfeu një episod gjatë të cilit, grave të gjendjes civile iu desh të mblidheshin të gjitha në dispozicion të tij, sepse makineria e kishte të pamundur të detektonte shenjat e gishtërinjve.

“Kur shkova për të ribërë kartën e identitetit, u mblodhën 6 gra, njëra më thante, një tjetër më fshinte, sërish dilte ‘error’ derisa u detyrova t’i fshija duart në suvane e murit dhe më në fund aparatura njohu shenjat e gishtërinjve”

Ledio Lako është tashmë ndër veteranët e “Portokalli”. Ai ka spikatur me personazhin e Kapos, Tironsit, por edhe  role të tjera.

Javën e kaluar, bashkë me kolegun Florian Binaj ishin të ftuar në “Thumb” ku folën për largimin hipotetik nga “Portokalli”:

Jeta është e çuditshme, ne nesër mund të ikim edhe të dy nga Portokallia!”, u shpreh Ledio.

Binaj dhe Lako luajnë bashkë në shfaqjen teatrale “Tango” me regji nga Artan Imami.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *