• |
ide | kryesore

Ledri Vula flet për skandalin e Loredanës

Paparazzi, Slider
18-Ledri-Vula-Yllka-Brada-Edisa-Shahini-Photography-blue-coat (1).jpg



Ledri Vula ka folur për herë të parë për skandalin në të cilin u përfshi reperja shqiptare Loredana Zefi.

Pak muaj më parë Loredana u shoqërua në polici për të dhënë dëshminë e saj në lidhje me disa akuza për vjedhje parash dhe mashtrim të një çifti zviceran.

Lajmi bëri bujë jo vetëm në Zvicër por edhe në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa Loredana u mjaftua me një deklaratë për median ku shprehej se nuk është aspak fajtore dhe nuk ka vjedhur asnjë frangë.

Dhe ja në një intervistë të fundit të reperit Ledri Vula për gazetën zvicerane “20 minuten”, reperi është pyetur edhe për kolegen e tij.

Ai u shpreh se është në dijeni të lajmit të bujshëm nga i cili nuk gëzohet askush. Sipas Ledrit, Loredana është shumë e talentuar dhe kjo gjë që i ndodhi asaj nuk na përfaqëson ne si popull:

“Po jam në dijeni me lajmet, normal kanë bërë bujë edhe te ne. Kurrkush nuk gëzohet për gjëra të tilla që ndodhin. Unë mendoj se është një artiste shumë e talentuar, dhe shumë e mirë. Një lajm i tillë nuk na prezanton neve si popull, nëse kjo është pyetja”, ka thënë Vula.

Më 29 qershor, Vula performon në Festivalin Alba në Zyrih. Ai ka thënë se ndihet shumë i lumtur për këtë pasi për të, Zvicra, është si shtëpia  e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *