• |
ide | kryesore

Lirimi i KZAZ-ve/ Përplasje mes përfaqësuesve të PD dhe forcave policore në Shkodër

Arkiva



Në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr.2 në Shkodër, janë shënuar përplasje fizike mes forcave policore dhe disa ish-deputetëve të Partisë Demokratike. Shkak i tensioneve është bërë shkresa e kryebashkiakes, Voltana Ademi, drejtuar Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës, ku artikulohej detyrimi i forcave policore për të qenë të pranishme gjatë largimit të materialeve zgjedhore nëpër KZAZ-të, ku ishte parashikuar të mbaheshin votimet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Sipas Ademit, kjo procedurë duhet të ndiqet në zbatim të vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për zhvillimin e zgjedhjeve. Në formulimin e kësaj kërkese, kryebashkiakja i referohej ligjit “Për qeverisjen vendore”.

Bashkitë e drejtuara nga opozita e bashkuar joparlamentare i kanë kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të zbatojë dekretin e kreut të shtetit për anulimin e zgjedhjeve, duke liruar ambientet e KZAZ-ve.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *