• |
ide | kryesore

“Markata e Lodrave në QTU”, vogëlushët bëhen biznesmenë për pak ditë

Arkiva, Stil

Hapat e parë drejt së ardhmes hidhen që në fëmijëri. Dikush nga të miturit zbulon talentin e tij në sport, dikush tjetër në art, e në mjekësi, por padyshim që edhe sipërmarrësit e së nesërmes spikasin që kur janë të mitur për shpirtin e lartë të konkurrencës dhe ambiciet që i shtyjnë të ecin përpara.

Në këtë kuadër, rikthehet “Markata e Lodrave”, një nismë e QTU për të rritur shpirtin e sipërmarrjes te fëmijët.

Ky aktivitet autentik i QTU do te kulmoje kete fundjavë në datat 21 & 22 Qershor, në oraret 17:00-20:00, ku të gjithë vogëlushët janë të ftuar të bëhen pjesë duke aplikuar në www.qtu.al.

Nga ana tjetër, kjo është një mundësi shumë e mirë që fëmijët të këmbejnë lodrat dhe të blejnë lodrat e preferuara me të ardhurat e përfituara nga shitja.

Duke qenë se shitja bëhet me çmime simbolike, “Markata e Lodrave” është një oportunitetet shumë i mirë edhe për ata fëmijë që duan të blejnë lodra në gjendje shumë të mirë me çmime tepër të favorshme.

Pjesë e kësaj iniciative mund të bëhen të gjithë fëmijët deri në 15 vjeç, të shoqëruar nga të rritur që janë përfaqësues Ligjor, ndërkohë që pjesëmarrja është falas.

Për më shumë informacion, mund të drejtoheni në website www.qtu.al dhe në mediat sociale facebook QTU dhe instagram qtu_qendratregtareunivers.

QTU është pjesë e Grupit Balfin, Grupit më të madh të investimeve në vend dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon. (artikull promocional)

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu