• |
ide | kryesore

Milinkovic-Savic, ankandi nis nga 70 milionë euro: Lotito i hap rrugën shitjes

Sport



Një vit më parë për të u refuzua një ofertë e parefuzueshme, sipas fjalëve të vetë presidentit Claudio Lotito e tani, pas një sezoni me luhatje, nën pritshmëri, me përjashtim të një finale kampionati në lartësinë e duhur, ka ardhur vendimi: Milinkovic-Savic është në merkato. Konfirmimin e ka dhënë vetë numri 1 i bardhekaltërve në një intervistë për Gazzetta dello Sport. “Tek Lazio mbajmë vetëm ata që kanë dëshirë të qendrojnë. Nëse do të dojë të ndërmarrë aventura të reja, nuk do ti kundërvihemi”, ka thënë Lotito.

Në fakt, Milinkovic mund të dëshirojë të largohet, por kushtet do ti vendosë Lazio që, ashtu si e ka shpjeguar presidenti, nuk ka ndërmend të bëjë ulje për askënd. Cmimin e vendos tregu, e vërtetë, por për mesfushorin e shpallur më të mirin në Serie A, nuk mund të mos rritet ankandi: jo më pak se 70 milionë euro, i arsyeshëm, duke patur parasysh se një vit më parë flitej për jo më pak se 140.

Mbetet të kuptohet tashmë se kush mund ti lejojë vetes një shumë të tillë. Për Milinkovic-Savic ka kohë që është interesuar Juventus, që ka kontaktuar stafin e serbit duke arritur mirëkuptimin për kontratën dhe pagesën. Por pa aprovimin e Lazio, akordi me lojtarin nuk vlen kështu që kushdo që interesohet për mesfushorin, duhet të bëjë ofertën e duhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *