• |
ide | kryesore

Moto GP, Jorge Lorenzo drejt penalitetit, Marquez drejt titullit

Sport



Çmimi i Madh i Barcelonës dhuron suksesin e katërt sezonal për Marc Marquez. “Bastardi i vogël” avantazhohet në mënyrë të jashtëzakonshme nga Jorge Lorenzo, që me një parakalim të gabuar në kthesën e dhjetë prish garën e Dovizioso, Vinalesi dhe Rossi duke i bërw një favor shokut të skuadrës që fluturon në renditjen e përgjithshme. Kjo ka pak rwndwi: Çmimi i Madh i Barcelonës arkivon suksesin e katërt sezonal të Marc Marquez. Një fitore themelore në optikën e Botërorit, por mbi të gjitha vazhdon momenti i jashtëzakonshëm i spanjollit që në 15 Çmimet e Mëdha të sezoneve tw fundit (duke llogaritur që nga fundi i 2018-ës) kur ka arritur vijën e finishit wshtw renditur gjithmonë i pari ose i dyti.

MARQUEZ, FENOMENI QË KUR NUK FITON ARRIN I DYTI

GARA                                      RENDITJA
AUSTRI 2018                                 2
SAN MARINO 2018                      2
ARAGON 2018                               1
TAJLANDË 2018                           1
JAPONI 2018                                  1
AUSTRALI 2018                    TËRHIQET
MAJLEZI 2018                               1
VALENCIA 2018                   TËRHIQET
KATAR 2019                                   2
ARGJENTINË 2019                      1
AUSTIN 2019                          TËRHIQET
JEREZ 2019                                    1
FRANCË 2019                                1
MUXHELO 2019                           2
BARCELONË 2019                        1

NËSE SITUATA ËSHTË KJO: BOTËRORI MBYLLET

Marquez është pak të thuhet i pathyeshëm. Duke nisur që nga 2014-ta me 10 fitore rresht në dhjetë garat e para të sezonit, ky është fillimi më i mirë për “Cabroncito” që kur është në Moto GP. Me Hondën gjendet në mënyrë të mrekullueshme edhe kur nuk është në qind për qind arrin t’i limitojë dëmet mirë, sikurse ka ndodhur për shembull në Mugello. Për Ducatin pra bëhet shumë e vështirë: “Desmosedici” është cilësore, por në ndryshim nga vitet e tjera, ka humbur atë superfuqi që kishte dhe Doviciozo nuk duket, për momentin, në gjendje t’i fusë frikën kampionit nga Çervera. Nëse më pas arrijnë edhe fitoret, sikurse në Barcelonë, botërori është praktikisht i mbyllur

RENDITJA E PILOTËVE

PILOTI                                   PIKË

MARC MARQUEZ               140
ANDREA DOVIZIOSO        103
ALEX RINS                           101
DANILO PETRUCCI            98
VALENTINO ROSSI             72

NUK KA LIMIT E KEQJA PËR MAIORKININ

Pas një fillimi sezoni për të cilin është pak të thuhet zhgënjyes për Jorgen, në Barcelonë nuk kishte bërë keq, si në provat e lira, ashtu dhe kualifikuese. Dukej thuajse i rinuar: në nisje ka fituar shumë pozicione derisa gjeti imazhet e podiumit, shumë pranë shokut të skuadrës. Pastaj ka ardhur përplasja fatale. Çfarë kishte në kokë në atë moment spanjolli? Pse ka sulmuar në fazat e para të garës? Pyetje të vështira për përgjigje. Sigurisht udhëtimi në Japoni javën e kaluar për të shkuar në shtëpinë e Hondës e ka karikuar spanjollin, që në fakt pat vendosur si objektiv atë për të provuar të qëndrojë pranë shokut të skuadrës. Dëshira e madhe dhe e shumtë në fakt e ka çuar drejt gabimit. Në karrierë Lorenzo shpesh është lodhur për të qenë i shkëlqyer në momentet kyçe, episodi i djeshëm është konfirmimi më i madh për të.

ÇFARË DO TË NDODHË TANI ME “FUERA”?

“Lorenzo është pesë herë kampioni i botës, por ndonjëherë duhet të mendojë pa ia ngecur dikujt. Nuk fitohet një garë në xhiron e parë dhe për më tepër as në të dytën, pra besoj që drejtimi i garës duhet të bëjë diçka. Çfarë? Ta detyrojë të niset nga fundi në garën e ardhshme për shembull. Rrëzimi që ka provokuar ka përfshirë katër pilotë. Onku në Moto 3 ka përfshirë më shumë pilotë dhe sigurisht që do të penalizohet, pra e njëjta gjë duhet bërë me Jorgen”

“Lorenzo do të penalizohet? Sigurisht, sepse është hartuesi i këtij gabimi që ka ka shkaktuar rënien në atë moment. Ai ishte i përqendruar vetëm tek Vinales, pa shikuar çfarë kishte rreth e rrotull. Nuk dua ta vë gishtin tek askush, por pilotët e Moto 3 penalizohen për këto gabime dhe duhet të ndodhë për të gjithë”

Jorge Lorenzo meriton me të vërtetë një dënim? Ka qenë thjeshtë një incident i garës apo një gabim me laps blu që meriton të jetë i saksionuar me një penalitet në Assen? Pavarësisht asaj që do të vendosë Drejtimi i Garës, sigurisht për “Fuera” duhet të rivendoset edhe një herë tjetër se nw cfarw pozite do të niset. Nuk do të jetë e lehtë të zhvishet moralisht nga një gjë e tillë, mbi të gjitha kur ajo është e destinuar të jetë e shtypur nga fuqia dërrmuese e një Marquez që kurrë nuk dështon. Sigurisht që Honda duhet të plotësojë nevojat e maiorkinit, por ndoshta Jorge ka nevojë për më shumë ndihmë nga një trajner mendor ose një psikolog tani më shumë sesa nga kompania mëmë. Rreziku është se lidhja midis Lorenzo dhe Honda mund të përfundojë edhe në fund të këtij sezoni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *