• |
ide | kryesore

Partizani, diferencën e bën me stabilitet: të kuqtë të vetmit që nuk bën revolucion

Sport



Skuadra fituese nuk ndryshohet, është një filozofi që në Shqipëri nuk është se respektohet nga të gjithë, por nga Partizani po. Të kuqtë, pavarëisht divorcit të papritur me teknikun Skënder Gega, kanë ndërtuar një strategji në bazë të vazhdimësisë, ashtu si në fakt e ka patur Skënderbeu gjatë viteve të dominimit në futboll. Kampionët e rinj të vendit janë të vetmit që nuk po revolucionarizojnë skuadrën, duke i besuar grupit dhe duke qenë se pikërisht ky faktor e nxorri fitues, ndoshta është gjëja e duhur për tu bërë.

Ndryshe kanë bërë rivalët e mëdhenj, me Kukësin që ka likuiduar me një të rënë të lapsit 5 lojtarë, nga të cilët të paktën 3 kanë mbajtur një peshë të madhe në sezonin e kaluar si Dzaria Melo e Reginaldo, apo edhe Teuta, që ndonëse arriti objektivin, ka riformatuar krejt mbrojtjen me largimet e Bicaj Osmani e Frashëri, të zëvendësuar nga mbrojtësi Kouros, Todorovski e Hoxha e do ta bëjë edhe me sulmin, ku divorci me Kamara e Latif natyrisht kërkon lojtarë të rinj të rolit.

Strategjia e Partizanit është e kundërta dhe nuk ndikohet aspak nga zhurma e merkatos me të cilën po punojnë rivalët. Në këtë moment, me trajnerin e ri italian Franco Lerda, të kuqtë kanë programuar fazën përgatitore në Slloveni, për të qenë gati në debutimin në raundin e parë të Champions League, pasi të kenë mësuar emrin e kundërshtarin në shortin e 24 qershorit në Nyon. Kryeqytetasit do të nisen në fillimin e javës së ardhshme dhe do të qendrojnë 14 ditë aty, përpara se të kthehen për të përgatitur detajet e fundit për startin e aventurës europiane…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *