• |
ide | kryesore

Përgjimet/ Pse i janë qepur Ramës mediat gjermane?

Arkiva, Kryesore



Gazetari Peter Tiede i gazetës më të madhe europiane “BILD” ka botuar sot në shqip të tjera ‘bomba’. Këtë herë fjala qe për 16 përgjime nga zgjedhjet në Dibër.  Jo vetëm kaq, por thuhet përgjimet do të vazhdojnë edhe të enjten.

Po ashtu si gjashtë përgjimet që u tranmetuan herën e parë, të bie në sy fakti se ato sërish u publikuan në gjuhën shqipe, madje dhe me tekst shpjegues anglisht. Kjo lë të kuptohet se qëllimi i tyre nuk ishte vetëm informimi i lexuesve gjermanofonë. Kalkulimi shkonte përtej një misioni gazetaresk. Ato tentojnë të bëjnë zhurmë në Shqipëri, po aq sa edhe me qarqet ndërkombëtare që merren me vendin tonë. Por nëse bombat e gazetës tabloit BILD patën një efekt cunami, pas nuk mbeti as simotra e saj serioze dhe me reputacionin e një mediaje strikte “Spiegel” e njohur për lidhjet e saj me CDU-në gjermane.

Lexo më tej:

E plotë/ Të gjitha përgjimet Dako-Avdylaj për vjedhjen e zgjedhjeve

Duket se ky “Interesim” për Shqipërinë nuk është krejt i rastësishëm. Ai ka filluar që pas pozicionimit që Edi Rama mori pro ndarjes së Kosovës dhe idesë për ndryshim kufijsh mes Thaçit dhe Vuçiçit. Ai kulmoi gjatë dhjetorit të kaluar pas protestave të studentëve në Tiranë. Në atë kohë kohë Spiegel shkruajti: “Në Shqipëri, ndër të tjera, në dhjetor të vitit të kaluar, studentët filluan të demonstronin kundër taksave të shkollimit dhe kushteve të mjerueshme të jetesës. Ndërkohë, protestat janë drejtuar në përgjithësi kundër qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Rama dhe kundër lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar”.

Menjëherë pas protestave të studentëve televizioni gjerman ZDF solli kamerat në Shqipëri (shiko videon poshtë).

VIDEO/ Reportazh i ZDF: Çfarë po ndodh me studentët në Shqipëri

Një vend të konsiderueshëm i kushtoi ZDF edhe eskalimit të protestave të opozitës që filluan pas atyre të banorëve të unazës së re. Ajo ngriti pyetjen: “sa mund të mbahet akoma në këmbë një qeveri, anëtarët e së cilës, mbajnë lidhje të ngushta me kriminelët?!”(video poshtë)

Reportazh i ZDF: Sa mund të qëndrojë në këmbë një qeveri e lidhur me kriminelë (VIDEO)

Po ky televizion i cili intervistoi edhe denoncuesin e Saimir tahirin, ish policing tani në strehim politik, Dritan Zagani e etiketoi Shqipërinë si Klumbia e Europës? (video poshtë)

ZDF-ja gjermane: Shqipëria është Kolumbia e Europës

Po të bëhet një numërim i thjeshtë në pesë muaj shtypi gjerman ka treguar një interes të shtuar që nuk e ka demostruar as pesë vitet e fundit të marra së bashku.

Ky interes kulmoi me shkrimin fillestar të Bild ku për herë të parë Shqipëria u etiketua si një shtet gangster. Po në të njëjtin shkrim gazetari foli edhe për rënien në përgjim të kryeministrit Rama që interesohet që zgjedhjet në Dibër të shkojnë sipas parashikimeve.

“Shqipëria, shtet gangster”/ “Bild” në 2019-ën njëlloj si “The Independent” në 1997-ën

Nuk kaluan shumë ditë dhe Peter Tiede nxori në Bild Online gjashtë përgjimet që dëshmonin se si Dako dhe banda kriminale e Avdylajve vidhte votat në Durrës. Të njëjtat përgjime u cituan më pas në një shkrim të saj në 9 qershor  edhe nga Spiegel e cila i kushtoi një temë konfliktit të fundit Rama Meta dhe ku përmendi të gjitha akuzat që bën opozita që nga vjedhja e votës e deri tek mungesa e gjykatës kushtetuese.

Spiegel insistoi edhe një javë më pas. Në një artikull ku theksohej se mafiozëve nuk do tu jepet dorë për hapjen e negociatave aty thuhej:“Që nga marrja e qeverisë nga Rama në vitin 2013, sipas vlerësimeve ndërkombëtare, trafikimi i drogës, korrupsioni dhe largimi në masë janë rritur ndjeshëm. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë në Shqipëri, është vendosur jofunksionale nga qeveria Rama për rreth një vit e gjysmë, për këtë arsye parlamenti është gjithashtu jofunksional dhe administrata e qeverisë që përfshin edhe zyrën e prokurorisë publike, është konsideruar ndërkombëtarisht e korruptuar”, shkruante ndër të tjera gazeta gjermane.

“Spiegel” për hapjen e negociatave me Shqipërinë: Mafiozëve nuk do t’i jepet një dorë

Ajo, duke përmendur rastin e hetimit ndaj Bashës shtonte: “Qeveria e mafias” tani po heton atë nën supozime të dyshimta nga zyra e prokurorit dhe kryeministri Rama me sa duket po kërcënon të burgosë udhëheqësin e opozitës. Është e çuditshme që prokuroria tani mund të ndërmarrë veprime, por kur bëhet fjalë për lidhjet mafioze me qeverinë dhe partinë qeverisëse, është joaktive. Presidenti i Republikës tani ka nxjerrë një dekret sipas nenit 93 të Kushtetutës Shqiptare. Edhe ky vendim kushtetues nuk njihet nga qeveria mafioze e Ramës”.

Pikërisht për të trguar fytyrën e vërtetë të kësaj qeveria mafioze tabloidi si vëlla i Spiegel, Bildi, ka joftuar daljen e 16 përgjimeve të reja të hënën dhe të një seri tjetër të enten.

Pas gjithë këtyre përkimeve me të drejtë të gjithë pyesin: A është thjeshtë pas shtypit gjerman kurioziteti për të informuar lexuesit e vet? Vështirë të besohet.

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 

 



17 Comments

    1. ‘ MEDIAT GHERMANE’…. BILD esthe vetem nje nga 897 biznese qe jane registruar ne regjistrin e licencave ne Gjernami.

  1. Rama fillimisht u lidh me Erdoganin, kaloj ne delir dhe e harroj perendimin…pra, te gjitha turqve..edhe pse u paralajmerua disa here nga Holanda
    Kurse ne tregun Maqedonas , operojne shume kompani potenciale perendimore dhe oligarkia pothuajse nuk ekziston

  2. Gjithmone ekziston rreziku qe muti i bere mullar te dali jashte dhe te permbysi edhe komshiun. Arsyetimi i lapsit eshte i sakte, por nuk shpjegon interesin e shtuar te italianeve, anglezeve dhe atyre qe e filluan kete mesele, Zerit te Amerikes. Nuk me duket ndonje konspiracion i madh. Thjesht rama e ka bere balte dhe duhet te iki, para se te bej me shume dem, qe pet ato perkthehet ne droge dhe azilante dhe destabillitet rajonal.

  3. Nese gazetaret do ishin kunder korrupsionit dhe mafia-s ne pushtet nuk do te perqendroheshin (ashtu siç bejne me te drejte ) vetem kunder Rames.
    Shqiperia ka gati 30 vjet qe vuan nga keto te keqia , here me shume e here me pak.
    Nqs do te rrezohet Rama qe e meriton plotesisht, dhe te ngelen pa prekur Berisha, cifti Meta, Basha do te thote qe ketu behet lufte thjesht per pushtet midis te pisteve dhe jo per te larguar nga skena politike e denuar fajtoret pa dallim krahu politik e per te vene drejtesi e rregull demokratik .
    Gazetaret e ata qe i thone vehtes analiste duke u pozicionuar kush me Ramen kush me Bashen kunder Rames demtojne demokracine dhe perlyejne vehten ne krimet e kryeea nga te dyja apo te trija palet.
    Ne fund te fundit kjo nuk do te mund te quhej gazetari porse nje akt i denueshem antikombetar.

    1. Ai e meriton plotesisht te ndershkohet se eshte sjelle me pushtetin si I droguar dhe ka shkaterruar cdo standart politik e demokratik te ndertuar me djerse e mund nga 97 e diri me 2013.

  4. Vari karin bildit ,po cfare ti besh FBI dhe drejtesise amerikone per financimet ruse .Bildi merr paret nga shqupsat dhe ben vetem propagande qadriste qe Rama dhe mbi 70 % e votuesve nuk e dhjesin .

  5. halli i Gjermanise eshte nje dhe i vetem, fusha naftembajtese e shpiragut qe sapo u be publike para 1 muaji. Kjo fushe e pasur ju poremtua investitoreve gjermane gjate vizites se Merkelit, por Edi Rambo mendoi se si lider boteror qe ishte mund ti priste ne bese kollaj gjermanit. Rambo ja dha fushen Anglezeve dhe izraeliteve dhe ja pasojat.

  6. Ti vete o shkullak e thua vete qe gjermania po sulmon ramen qe kur ky ishte dakort me thacin per ndarjen,pra nxjerrja me seriale e gjoja dosjes per vjedhje qenka politike dhe presion rames sa per pallavrat e basriut te peteri qenka loja,5 milion euro seriali i pare,8 milion seriali i dyte,te tretin ja u them te ejten para protestes,FBI po te pret lulu,do shkoshe zvarre o lulu nuk te ndihmon petri dhe bildi,rrethi I kuq amerikan po shkon drejt fundit

  7. Gjermania ka ” importuar” pa deshiren e vet krimin pervers shqiptar. Ka hallin e vet. Ruan popullin e vet.

  8. Mua nuk me intereson fare pse i nxjerrin. Madje, jam dakord me nje “takse” kombetare ne favor te bild, qe ta paguaje cdo shqiptar, vetem qe ta vazhdojne kete pune fantastike, qe po na hap syte per tmerret te cilat ndodhin ketu me bekimin dhe nxitjen e qeverise. Maqedoni 2.0
    Danke Bild!

  9. Kryesorja eshte funksionimi sa me shpejt i SPAK ut amerikan qe do ti cmontoje gjithe te korruptuarit ne politike ,ekonomi,media ,drejtesi etj . Amerikoni eshte aleati me i besueshem i kombit shqiptar dhe kete here i ka zene si miu ne cark te korruptuarit e vjeter dhe te rinj .

  10. Mediat gjermane? Po vec bildi dhe tamam tamam vec nje gazetar, ai syzja qe do te ver emer dhe perdor shqiprine si trampoline lavdie.
    Shqipri hesapi, ska ngel sharlatan pa u ber i njohur te ne duke filluar qe me hajdin sejdin e der te kta aventurieret e sotem

  11. Ai e meriton plotesisht te ndershkohet se eshte sjelle me pushtetin si I droguar dhe ka shkaterruar cdo standart politik e demokratik te ndertuar me djerse e mund nga 97 e diri me 2013.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *