• |
ide | kryesore

Publikohet dokumentari i Rita Orës në Kosovë për familjet në nevojë (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Ditën e djeshme është publikuar dokumetari i shkrutër i vizitës së Rita Orës në Kosovë, që tregon për misionin e bamirësisë së Unicef atje.

Rreth dy muaj më parë, artistja e njohur vizitoi vendlindjen, si ambasadore e Unicef për Kosovën. Së bashku me përfaqësuesit e organizatës ndërkombëtare, ajo trokiti në derën e familjeve të varfra dhe vizitoi disa qendra fëmijësh e të rinjsh, kryesisht në qytetin e Ferizaj. Në video tregohet se si Unicef është duke i dhënë fonde infermierëve lokalë, në mënyrë që ti japin shërbim mjekësor falas familjeve dhe njerëzve në nevojë.

Paratë për këtë fushatë ndihme mblidhen nga “Soccer Aid for Unicef”, një organizim që përdor ndeshjet e futbollit me pjesmarrës yjet më të mëdhenj të këtij sporti, në mënyrë që të mbledhë sa më shumë të ardhura për fëmijët në të gjithë botën. Pjesë e kësaj nisme është edhe Rita Ora, e cila prej kohësh punon dhe jep kontributin e saj në fushatat e bamirësisë që bëhen në Kosovë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *