• |
ide | kryesore

Punonte roje në Athinë, shqiptari vritet në krye të detyrës

Lajme, Të fundit



Një 51-vjeçar shqiptar që punonte si roje nate për një kompani greke në Athinë është vrarë barbarisht në krye të detyrës.

Rreth orës 02.30 një bandë hajdutësh theu bravat e kompanisë greke në Koridhalo, kapën rojen, e lidhën dhe e goditën disa herë në kokë. Vajza e viktimës ishte ajo që nxitoi për në vendin e ngjarjes, pas një telefonate të shkurtër që arriti të bënte gjatë çasteve të fundit para sulmit të egër vetë 51-vjeçari. Ajo e gjeti babain në çastet e fundit të jetës dhe lajmëroi menjëherë policinë.

Fatkeqësisht, 51 vjeçari shqiptar humbi jetën sapo arriti në spital, ndërkohë që policia bën të ditur se veglat që vodhën grabitësit e që i morrën jetën rojes fatkeq kanë një kosto minimale, fare pak euro për të justifikuar një akt të tillë kriminal. Hetimet vazhdojnë lidhur me këtë ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *