• |
ide | kryesore

Sa do rrijë Rama në pushtet? A do shkarkohet Meta? Astrologia Meri Shehu thotë se…

Pikante



Për situatën politike diskutohet në çdo studio televizive. Tashmë edhe vetë Rama ka filluar të hedhë fall për të ardhmen. Mëngjesin e së hënës, një përgjigje të pyetjeve serioze e ka dhënë në mënyrën e saj edhe astrologia Meri Shehu në emisionin “Wake Up”.

Shehu u shpreh se nuk pritet të ketë një shkarkim të Presidentit, Ilir Meta, por do të ketë një konsensus mes palëve.

“Nuk besoj se do të ketë shkarkim! Por presupozohet me ato që unë kam parë, që Meta dhe Rama të gjejnë një konsensus”, tha ajo.

Ndërkohë Meri e bëri parashikimin bazuar në pozicionimin e yjeve në tre shenjat kryesore, si Dashi që është Ilir Meta, Gaforrja që është Edi Rama dhe Binjakët që është Lulzim Basha.

Moderatorët e pyetën Shehun edhe në lidhje me protestat e opozitës, ku ajo tha se Binjakët këtë periudhë nuk mund të japin një drejtim të madh, një hov.

“Binjaku njihet si shenjë që nuk është i lindur të bëjë gjëra shumë të mëdha. Shumë, shumë, të bëjë deklarata, të punojë në televizion. Si politikan nuk arrin aty ku supozohet. Është inteligjent por …”, u shpreh Meri.

Shehu u pyet “se sa vite parashikon që të rrijë në pushtet Edi Rama. A do ta thyejë rekordin e Enver Hoxhës?”.

“Për aq vite sa rreth e rrotull do të ketë njerëz që nuk dinë ta sulmojnë siç duhet, më vjen keq por ju ka kapur”, – tha astrologia.

https://www.youtube.com/watch?v=RXG2H0EACyY&feature=player_embedded



4 Comments

  1. Me pelqeu pyetja idiote : “à do ta thyej rekordin e endhjerit edveri apo jo” qe ka thyer rekordin e e trutharit gazetar, kjo eshte e sigurte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *