• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 1.5 milionë euro pasuri të Admir Muratajt dhe familjarëve të tij

Lajme, Të fundit



Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë janë sekuestruar sot rreth 1.5 milion euro pasuri në pronësi të Admir Muratajt dhe familjarëve të tij.

Departamenti i Policisë Kriminale në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë ka kryer sekuestrimin pas të dhënave si ishin pasuri që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Kujtojmë se Murataj mbeti i vrarë gjatë grabitjes së 8 milionë eueove në Rinas. Ai ishte i njohur për grabitje të tjera dhe arratisje nga burgu.

Bhet me dije se janë sekuestruar

Vilë 3 – katëshe e ndodhur në Prezë, Tiranë, me një sipërfaqe totale ndërtimi 300 m2 në emër të shtetasit A. M.

Tokë truall me sipërfaqe 600.3 m2 e shtetasit A. M., ndodhur afër Saukut,

Garazh me sipërfaqe 23 m2, në emër të shtetasit A. M., blerë në vitin 2016

Apartament me sipërfaqe 100.5 m2, në emër të shtetasit A. M.

Tokë truall, në emër të shtetasit A. M.

Apartament banimi në Sarandë, i porositur në datë 05.07.2012 tek një shoqëri ndërtimi, kundrejt shumës 90 000 euro.

Apartament, me sipërfaqe 71 m2, në emër të shtetases A. A.

9 automjete të llojeve të ndryshme relativisht të shtrenjta.

Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet rreth 1,5 milion euro.

Pasuritë e sekuestruara janë lënë në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Po punohet për identifikimin e pasurive dhe aseteve të tjera që kanë këta shtetas, por që nuk i kanë të regjistruar në emër të tyre.



1 Comment

  1. P.O. Te hudhin nai lek ckan keta , pa merak I ndihmo LaLa !!! Futem Un mik me e myll ket, vetem duhet me u kollit ca si shum se du fet tmodhe per ket ceshje ,, 10% Te shumes du , ca jan , hic gjo ….!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *