• |
ide | kryesore

Të pakënaqur në Madrid, Ceballos replikon me Zidane: “As unë nuk dua të punoj me ty”

Sport



Me shumë mundësi nuk do të ketë hapësirë për Dani Ceballos në Real Madrid që po ndërton Zinedine Zidane. Mesfushori ofensiv, për momentin i impenjuar me përfaqësuesen spanjolle në Europianin Under 21, është në thyerje të plotë të mardhënieve me Zinedine Zidane. Ashtu si bën të ditur As, në ditët e kaluara tekniku francez i ka komunikuar lojtarit që nuk bënte më pjesë në planet teknike, por replika ishte e menjëhershme: “Nuk ka problem, edhe unë nuk dua të punoj më me ty”.

Ceballos, që mbërriti tek blancos në 2017, ishte ankuar për pak hapësirë që i ishte dhënë në këtë sezon me Zidane e, pas fushatës faraonike të blerjeve që ende nuk është mbyllur, është i kuptueshëm se si minutazhi do të reduktohet edhe më shumë për lojtarin në sezonin e ardhshëm. Kjo është edhe arsyeja që Zidane ka vendosur të përfshijë në listën e të larguarve: një vendim që, me sa duket, ka gjetur pëlqimin e spanjollit që po sheh mundësitë për një aventurë të re, i kërkuar madje edhe nga shumë klube në Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *