• |
ide | kryesore

Tentativa për vrasjen e shefit të Policisë, Gjykata e Elbasanit jep masën e sigurisë për Florenc Çapjan

Lajme, Të fundit



Gjykata e Elbasanit ka konfirmuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Florenc Çapjan, të arrestuar tre ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Krasta”, si autor i plagosjes së ish-kreut të Policisë Rrugore, Fadil Mema. Prokurori i çështjes, Ritvan Sukaj, paraqiti para trupit gjykues, të kryesuar nga gjyqtarja Matilda Fetau, provat për implikimin e Florenc Çapjes në plagosjen e Memës, ngjarje e ndodhur në shenjë hakmarrjeje në vitin 2006, rreth një vit pas vrasjes së xhaxhit të të ndaluarit, Sokol Çapjas.

Ndaj Çapjas  rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Operacioni u finalizua pas disa vjetësh hetimesh dhe përgjimesh, si rezultat i dokumentimit edhe të tri ngjarjeve kriminale të ndodhura kohë më parë në Elbasan, ku rezultojnë të përfshirë edhe pjesëtarë të fisit Çapja në hakmarrjen ndaj familjes Mema.

Në kuadër të “Krasta” u zbulua edhe një rast korrupsioni i kryer nga 7 punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA),mes  të cilëve edhe dy gazetarë.

Masat e sigurisë për të arrestuarit e tjerë:

Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Për Bledar Karaj, arrest me burg , lindur dhe banues në Elbasan.

Për Adem Boriçi, 61 vjeç, arrest shtepie lindur e banues në Elbasan.

Për Andrea Nathanaili, 67 vjeç, arrest me burg ,lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.

Për Suela Musta, 40 vjeç, arrest shtepie,lindur dhe banues në Tiranë.

Për Izmir Hajdari, 51 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Tiranë.

Për Artan Drazhi, 34 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Elbasan.

Për Ervin Tahiri, 40 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Tropojë.

 



1 Comment

  1. HISTORI E 2006 DHE PROKURORIA E DRANES SE SEMURE BENE ARRESTIMIN SOT MBAS 13 VJETESH?
    VETEM KETU MUND TE NDODHIN ÇUDIRA TE TILLA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *