• |
ide | kryesore

Vrau në ’97-n dhe u arratis, esktradohet nga Greqia 43-vjeçari dibran

Lajme



Interpol Tirana ka kryer ekstradimin nga Athina drejt Shqipërisë të shtetasit Mentor Hasani, 43 vjeç, banues në Dibër. Hasani rezultonte i shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Dibër, më datë 31 mars të vitit 1998, ka dhënë ndaj tij dënimin me 17 vjet burg për veprat penale: “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Ky shtetas, në gusht të vitit ‘97, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni në Dibër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin me iniciale S. C., i cili po kthehej në banesën e tij. Për t’i shpëtuar përndjekjes, autori ishte fshehur në Greqi. Pas marrjes së informacionit nga Interpol Athina, autoritetet shqiptare kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e tij. Tashmë, Hasani duhet të shlyejë dënimin me 17 vjet burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *