• |
ide | kryesore

Zbulohet e vërteta e videos që bëri xhron e botës mes Meghan dhe Harry

Paparazzi, Slider



Një video e regjistruar gjatë paradës Trooping the Colour më 8 qershor, po bën namin në rrjetet sociale.

Në video, shikohet Meghan Markle teksa kthehet për t’i folur Harry-t dhe ky i fundit i jep një përgjigje të shkurtër herën e parë ndërsa herën e dytë, pa mbaruar mirë Meghan, ai shikohet teksa i thotë:

“Kthehu para”. Mimika e saj duket jo e kënaqur.

Megjithatë, Harry dhe Meghan e kanë këtë ndërveprim përpara se të luhet himni kombëtar, “Zoti e shpëtoftë Mbretëreshën”, siç vë në dukje “Cosmopolitan”.

Kështu, arsyeja e mimikës jo të lumtur të Meghan nuk është ndonjë trishtim, pasi mund të jetë fare mirë sepse në atë moment, nis të luhet himni dhe të gjithë, jo vetëm Meghan, marrin qëndrimin fisnik që u takon në evente të tillë.

Ekspertët e leximit të buzëve e kanë konfirmuar se Harry, në fakt i thotë Meghan-it: “Kthehu para”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *