• |
ide | kryesore

5 modelet që numërojnë më shumë kopertina reviste “VOGUE” (FOTO)

F1, Paparazzi, Slider, Stil



Në vitin 1892 revista ‘Vogue’ ishte vetëm një gazetë javore, por më vonë dhe konkretisht në vitin 1973 ajo u bë një revistë mujore, e cila fitoi menjëherë popullaritet dhe u botua në shume vende të botës.

Disa modele janë shfaqur më shumë se njëherë në kopertinën e kësaj reviste prestigjoze ku me plot bindje mund të themi që këto modele që do t’i prezantojmë më poshtë kanë pushtuar ‘Vogue’ për vite me radhë.
Se cilat kanë qenë pikërisht këto muza frymëzimi për ‘Vogue’, i zbulojmë tani:

1. Lauren Hutton, supermodelja amerikane është shfaqur 26 herë në kopertinën e revistës ‘Vogue’ dhe konsiderohet si një nga modelet që është shfaqur më shumë se modelet e tjera në revistën më të rëndësishme të modës. Ajo vazhdon ende të komentohet sot dhe është frymëzimi për modelet e reja. Dalja e saj e fundit në botën e modës ka qenë në vitin 2017 në reklamën e Calvin Klein për të promovuar të brendshmet e kësaj firme ku vlen të theksojmë se ajo ishte plot 73 vjeç.

1.1.jpg

 

2. Cindy Crawford, supermodelja e viteve 90’ është shfaqur në kopertinën e ‘Vogue’ plot 18 herë. Asokohe ajo ishte një ndër modelet më të paguara dhe një ndër modelet më me ndikim në industrinë e modelingut.

2.2.jpg

3. Claudia Schiffer ka pushtuar kopertinën e revistës ‘Vogue’ 16 herë. Ajo ka qenë edhe muza e Karl Lagerfeld dhe fytyra kryesore e Chanel. Përpos revistës, ajo ka pushtuar edhe sfilatat më të rëndësishme të modës.

3.1.jpg

 

4. Gisele Bundchen është shfaqur 11 herë në kopertinën e revistës ‘Vogue’. Ajo është renditur nga ‘Forbes’ si një nga gratë më të fuqishme në botë. Përpos një modele e suksesshme, Gisele është përfshirë në punë vullnetare dhe bamirësie ku ajo ka dhënë kontributin e saj.

4.jpg

 

5. Kate Moss është një ndër modelet më të pëlqyera dhe më të adhuruara të të gjitha kohërave. Ajo ka qenë në kopertinën ‘Vogue’ 8 herë. Historia e saj në industrinë e modelingut është e veçantë, pasi është zbuluar në aeroportin e New York në moshën 14 vjeçare nga Sarah Doukas, agjentja e modeleve më të njohura në mbarë botën. Kate është komentuar gjithmonë për elegancën e saj dhe për stilin e veçantë që ka frymëzuar gjenerata të tëra.

5.1.jpg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *