• |
ide | kryesore

60 minuta në Prokurori, flet Ristani: Proces i nxitur politikisht për të bërë pis PD-në

Lajme, Të fundit



Një ditë pas thirrjes në prokurori, sot ish-sekretar i përgjithshëm i PD, Arben Ristani është paraqitur pranë organit të akuzës. Pas rreth 60 minutash marrje në pyetje në Prokurori, Ristani në një deklaratë për mediat u shpreh se kishte kërkuar provat nga kjo dosje, dhe nuk i ishte dhënë asnjë. Ai tha se ky është një proces i nxitur politikisht dhe se nuk kishte asnjë dokument me firmën e tij për dhënie apo marrje pagesash.

“U paraqita me ftesë të prokurorisë duke më marrë në pozicionin e të pandehurit. U kërkova të më njohin me provat e dosjes, dhe nuk ka asnjë provë. Nuk kam asnjë dokumentacion me firmë të nxjerrë nga PD apo zyra ime që të ketë të bëjë me dhënie a marrje pagesash.

Nuk kam pasur as kuriozitet për tu marrë me këtë pune, dhe nuk kam as dijeni, mund t’ju konfirmoj se çështja është e nxitur politikisht për të bërë pis PD dhe mua si ish titullar i kësaj partie. Në këto kushte, e gjithë çështja ka tjetër qëllim. Nuk më njohën me asnjë dokument, janë duke fluturuar në ajër. Erdha një ditë pas thirrjes sepse kështu e vlerësova”, u shpreh ai.



6 Comments

  1. e vetmja gje me vlere qe tha (heqim pjesen politike me te cilen mbrohen te gjithe) ishte: UN JAM ARBEN RISTANI DHE NUK KAM VENE ASNJE FIRME, SJAM NE DIJENI… nga ana tjeter i merrej shume goja, duket qe kish pire nga ajo e dashos.

  2. Keta dhe me kamera te kapen duke ber pislliqe. Prap do thon eshte i motivuar politikisht. Dhe kete e them per te gjith politikanet nga te gjitha krahet.
    Duhet te futemi ne ndonje parti, e te bejm baterdin, dhe mos te na ndodh asgje.

  3. po normale qe ska fatura mor rrot kari se jan ber pagesat ne te zeze. Akoma nuk e di qe nuk leshohet fatur per pagesa ne te zeze. Jan ata te tjeret qe kan deklaruar per ty po mos ki merak se tani qe filloi lufta, do dalin gjith allishverishet e shqopistave, mavive dhe horrave te lsi ne siperfaqe. do kenaqemi. me ne fund populli do mesoj edhe me fakte (sepse e di prje kohesh e nuk kishte shum dyshime) se cfar monstrash e dallaveresh na kan qeverisur ne keto 30 vjet. interesante do jet kur te dalin llogarit e pronat e ketyre fisqira politikanesh. aty ka per tu kunatifikuar vjedhja qe i eshte ber vendit nga keta politikan katovice.

    1. i pa emer e me mut ne tru.normale qe taulant bego yaris edvin avdyl rama e ka pagu.a nuk esht prokuroria e detyruar ti jap se per qfare e akuzon.ik o mut nuk ju lan as qenefi i vuqiq ju te qeneefit negjmije.

  4. Haheni koken njeher ju mor qelbesira. Shqyeni njeri tjetrin mor politikan. Boll u vra populli me njeri tjetrin.
    Ishall erdhi koha juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *