• |
ide | kryesore

“Avengers” dhe “Game of Thrones” triumfojnë në “MTV Movie Awards”

Paparazzi, Slider



Një mbrëmje plot surpriza në ndarjen e çmimeve të MTV-së. Në kategorinë e filmave më të mirë triumfuan “Avengers: Endgame” dhe “Game Of Thrones”. Trofeun për performancën më të mirë e rrëmbyen Lady Gaga dhe aktorja Sandra Bullock.

“Avengers: Endgame” dhe “Game Of Thrones” triumfuan në mbrëmjen e çmimeve të MTV, duke u shpallur fitues në kategorinë “Filmi më i mirë”. Endgame, që ka nisur të shfaqet në kinematë botërore prej muajit prill, mund të cilësohet një nga filmat më të suksesshëm komercialë, duke u renditur i dyti pas Avatarit. Deri më tani “Avengers: Endgame” ka grumbulluar nga shitja e bilietave shifrën e 1.2 miliardë dollarëve.

Pavarësisht reagimeve për episodin final të “Game of Thrones”, filmi arriti të rrëmbejë çmimin “Shfaqja më e mirë”. Në fituesit e tjerë ishte edhe Lady Gaga, e cila u shpall fituese në kategorinë “Performanca më e mirë”, për rolin e saj në filmin “A star is born”.

Aktorja Sandra Bullock, rrëmbeu çmimin për “performancën më të frikshme”, për debutimin e saj në filmin horror, “Bird Box”. Që nga momenti i shfaqjes në Netflix më 21 dhjetor, filmi ka thyer rekord shikueshmërie me 45 milionë vetëm në javën e parë.

Të gjithë fituesit në MTV Movie Awards 2019

Best show – Game Of Thrones

Best musical moment – A Star Is Born
Best villain – Thanos (Avengers: Endgame)
Best real-life hero – Ruth Bader Ginsburg (RBG)
Most frightened performance – Sandra Bullock (Bird Box)
Generation award – Dwayne ‘The Rock’ Johnson
Best host – Nick Cannon (Wild ‘n Out)
Most meme-able moment – Colton Underwood jumps the fence (The Bachelor)
Reality royalty – Love & Hip Hop: Atlanta
Best fight – Captain Marvel vs Minn-Erva (Captain Marvel)
Best performance in a movie – Lady Gaga (A Star Is Born)
Trailblazer award – Jada Pinkett Smith
Best kiss – Noah Centineo and Lana Condor (To All The Boys I’ve Loved Before)
Best hero – Robert Downey Jr (Avengers: Endgame)
Best documentary – Surviving R Kelly
Best performance in a show – Elisabeth Moss (The Handmaid’s Tale)
Breakthrough performance – Noah Centineo (To All The Boys I’ve Loved Before)
Best comedic performance – Daniel Levy (Schitt’s Creek)
Best movie – Avengers: Endgame



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *