• |
ide | kryesore

Basha: Sikur Rama të kishte bërë këto 6 punë sot BE…

Lajme, Të fundit



Gjatë konferencës për shtyp të mbrëmjes së të martës kreu i PD-së, Lulzim Basha radhiti arsyet sipas tij pse Shqipëria mori sot një tjetër “jo” nga Bashkimi Europian. Kreu i opozitës thotë se nëse Rama do kishte bërë vetëm 6 punë, sot Shqipëria do të ishte duke negociuar me Brukselin.

“Sikur Shqipëria të mos ishte kanabizuar, sikur Shqipëria të mos ishte qendër e drogës, sot do të ishim duke negociuar. Sikur Saimir Tahirët, Elvis Roshët, Vangjush Dakot, Damian Gjiknurët të ishin në burg dhe jo të lirë dhe në majat e politikës, ne do të ishim duke negociuar. Sikur drejtorët dhe burokratët t’u shërbenin njerëzve, në vend që të vidhnin vota për partinë, do të ishim duke negociuar.

Sikur në vend të fasadave, të kishim ndërtuar porte dhe rrugë, do të ishim duke negociuar. Sikur në bregdet të ishin duke investuar kompanitë europiane dhe jo oligarkët grabitqarë dhe kriminelët që pastrojnë paratë e drogës, do të ishim duke negociuar. Mbi të gjitha, sikur të kishim zgjedhje të lira, sot do ishim duke negociuar” – tha Basha.



3 Comments

  1. Sikur ti me urdher te babit tend plaku Mere mos te kishe djegur mandatet,sikur ti mos te mblidhje çdo jave talibanet qe hedhin molotov duke na bere lajm te pare ne gjithe boten,sikur ti te mos loboje ne te gjithe europen per mos hapjen e negociatave duke share dhe duke nxire atdheun tend aq shume sa nuk do ta shante edhe armiku me i madh i joni,sikur ju hajdutat qe jeni bere te gjithe bashke me president e me Monike te hynit ne zgjedhje me nje program dinjitoz e jo me thirrje per lufte civile,atehere negociatat do te hapeshin….

  2. O lulu dhe neser ke afat FBI po te pret,do ta kalosh protesten ne biruc o pafille,o kamarieri I sigurimit ne rinas,behu burre se ngele duke mare te tjeret neper goje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *