• |
ide | kryesore

Bella akuzohet për racizëm, publikon foton e papërshtatshme (FOTO)

F1, Paparazzi



Bella Hadid, pasi u akuzua për racizëm, është detyruar të kërkojë falje.

Akuzat vërshuan ndaj saj fill pasi publikoi në rrjetin social “Instagram” një foto ku dukej me këmbë të ngritur për nga dritarja e aeroportit, teksa përballë shiheshin avionët që kishin flamujt e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Saudite.Duke treguar se babai i saj është palestinez, Bella ka reaguar duke bërë të qartë se nuk kishte për qëllim të fyente vendet dhe se postimi nuk kishte të bënte me politikën.

 “Nuk i vura re aeroplanët në sfond dhe kjo është e vërteta. Unë kurrë nuk kisha për qëllim që të mos i respektoja këto linja ajrore. Lërini të qeta këto vende të mrekullueshme”-ka shkruar Bella. “Jo vetëm që kam respekt nga thellësia e zemrës,por gjithmonë jam munduar të mbështes atë që është e drejtë, veçanërisht  Lindjen e Mesme”– ka përfunduar ajo.

Image



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *