• |
ide | kryesore

Cara Delavigne: Falenderoj të dashurën time për…

Paparazzi, Slider



Cara Delevingne dhe Ashley Benson janë në një romancë prej një viti. Dhe modelja i ka shprehur dashurinë e vërtetë për aktoren. Cara u ngjit në skenën e TrevorLIVE New York Gala dhe u shpreh se Ashley i tregoi se çfarë ishte ‘dashuria’ kur kishte nevojë në 2018. Modelja u shpreh se e dashura e ndihmoi të donte veten gjatë kohës që ishin së bashku. Gjatë fjalimit të pranimit të çmimit Hero Award, Delevingne tha: “Dua të falënderoj një njeri të veçantë dhe ajo e di se kush është. Është një nga njerëzit që më ndihmoi të dua vetën kur kisha më së shumti nevojë. Ajo më tregoi se çfarë ishte dashuria e vërtetë dhe më ndihmoi sesi ta pranoja, gjë që ishte shumë më e vështirë sesa e mendoja. Të dua Sprinkles.” TrevorLIVE është një gala 2 vjeçare që zhvillohet për misionin e The Trevor Project në dhënien fund të vetëvrasjes tek të rinjtë e komunitetit LGBTQ. Çifti mori pjesë së bashku në event.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *