• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh me garën për kryeprokuror, KLP shtyn sërish afatin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Prokurorisë, gjatë një mbledhjeje të detyruar këtë të hënë, vendosi të shtyjë afatin për verifikimin dhe kontrollin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Shkak është bërë vetingu për kandidatin Olsian Çela, i cili ende nuk ka dalë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në seancë dëgjimore për kontrollin e trefishtë. Duke iu referuar një vendimi të mëparshëm të KLPsë, ku kalimi i procesit të vetingut të paktën në Shkallë të Parë do të bënte të mundur që kandidatët të kalonin në fazat e tjera të përzgjedhjes, Këshilli vendos të shtyjë afatin pa një datë të caktuar.

Por vendimi i marrë nga Këshilli në rregulloren për përzgjedhjen e Kryeprokurorit, miratuar në 19 mars, ka çuar shkeljen e afateve të parashikuara në ligjin nr. 97/2016 për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë, që parashikon se brenda 45 ditëve duhet të mbyllet faza e verifikimit të plotësimeve të kushteve ligjore.

VETINGU

Me anë të një shkrese dërguar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që mban datën 8 maj 2019, KLP-ja kërkon që prokurori Çela t’u nënshtrohet me përparësi procedurave të rivlerësimit. Drejtuesi i KLP-së, Gent Ibrahimi, kërkon në këtë shkresë që prokurori të kalojë në seancë dëgjimore brenda 30 ditëve.

“Në këto kushte, nisur nga rëndësia e procesit të përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe duke mbajtur parasysh afatin e parashikuar nga neni 31 i ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” për kryerjen e verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët, do të kërkonim nga ana juaj rivlerësimin me përparësi të subjektit Olsian Çela brenda 30 ditëve nga mbërritja e kësaj kërkese”, shkruhet në shkresën që KLPja i ka dërguar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

E ndërsa kanë kaluar 30 ditë, KPK-ja ende nuk ka lajmëruar një seancë dëgjimore për Çelën dhe me vendimin e djeshëm të Këshillit, afati për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë do të shtyhet pa një datë.

KANDIDATËT

Kandidatja Arta Marku, pasi ka kryer stazhin për 2 vjet në Prokurorinë e Fierit, ka ushtruar funksionin si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për 15 vite. Fatjona Memçaj, aktualisht prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë, në vitin 2003 mbante postin e prokurores së Rrethit në Tiranë.

Në vitin 2007, Memçaj ka punuar si drejtoreshë e Koordinimit Ligjor në Presidencë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2012. Lulzim Alushaj është jurist në një kompani private. Fillimisht, ai është diplomuar për Drejtësi nga Universiteti i Bolonjës (Alma Mater Studiorum), më tej mori kualifikimin për të ushtruar profesionin e jurisprudencës në Shqipëri (Dhoma Kombëtare e Avokatisë) dhe në Itali(Consiglio Nazionale).

Prokurori Olsian Çela ka punuar në Prokurorinë e Tiranës, pasi përfundoi Magjistraturën në vitet 1998- 1999. Gjithashtu ka kryer edhe një sërë trajnimesh dhe specializimesh brenda dhe jashtë Shqipërisë për hetimin e trafiqeve të paligjshme e krimit të organizuar.

PARASHIKIMI LIGJOR

Neni 31 i ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” parashikon që “Brenda 45 ditëve nga dita kur mbyllet afati për dorëzimin e shprehjeve të interesit, komisioni përgjegjës për emërimet/karrierën në Këshillin e Lartë të Prokurorisë verifikon plotësimin e kushteve nga kandidatët, sipas nenit 22 të këtij ligji, bazuar në parimin e barazisë para ligjit, ndalimit të diskriminimit dhe ndershmërisë në vlerësim”, shkruan gazeta panorama.



5 Comments

  1. SI GJITHMON SKANDALE SHQIPTARE NUK NJOHIN LIGJE KUSHTETUT POR VEPROJNE ME LIGJIN E XHUNGLES KUSH ESHTE I FORTE DHE I EGER I-E PASHME.I-E BUKUR.I-EPUSHTETESHM. NE FAKTE KETU DUHET TE ZBATOHET KANUNI SE KETU SKA PASUR SKA DHE SDO KET LIGJE KUSHTETUT …..

  2. Po presin te sherohet Arta Ulusi mafia marku !Me kete lloj drejtesie shteti i thençin do shkoje poshte e me poshte !Ta marresh fshataren e pabuke e ta besh kryeprokurore te republikes e kupton se cfare eshte ne gjemdje te beje ajo per padronin ?!?!?!Zoti na ruajte se nuk dine se çbejne !!!!

  3. Dmth e kuptoni o milet i ps pd sa berdello jemi ne nè kasollen e prokuroris … un jam me rracqimi lodhur nga ata aty !!! KENI mor fund se ne notojm ne lluks ju hani bar ose pijeni mo mir te hiqni menjen nga fisqimitetet tona !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *