• |
ide | kryesore

Dafina Zeqiri paralajmëron bashkëpunimin me dy francez

Paparazzi, Slider



Dafina Zeqiri paralajmëroi nje këngë të re ku do të jetë në krah jo të një artisti, por dy artistëve secili me një stil të veçantë në muzikë.

Këngëtarja postoi në Instagram një foto ku shfaqet krah Dj Hamida-s dhe Aymanse Serhani-t, njëri francez e tjetri maroken, për të njoftuar kështu bashkëpunimin e ri.

“Dj Hamida x Aymane Serhnai x goca juaj, Dafina Zeqiri!”, shkruajti Dafina, “Ekskluzivisht në ALBMP2019 më 5 korrik!”

Dafina gjithashtu etiketoi Ertug, realizuesi i beat-eve që ka krijuar “Rio”, kënga më e re e Ledri Vulës dhe “La Reina” të Dafit.

Aymane Serhani është një prej artistëve më të njohur marokenë nëpër botë, duke numëruar me qindra miliona klikime në videot e tij.

“Nebghi Djini Bsurvet”, një këngë klipi i së cilës është realizuar me një telefon dhe një selfie stick, ka plot 150 milion shikime.

Po kështu Dj Hamida është i njohur në tregun francez se ndërthur ritmet dhe motivet tipike arabe në këngët e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *