• |
ide | kryesore

Dave Mustaine konfirmoi dje publikisht se është diagnostikuar me kancer në fyt

Paparazzi, Slider



Një prej emrave më të mëdhenj të rokut në botë, Dave Mustaine konfirmoi dje publikisht se është diagnostikuar me kancer në fyt.

Në një deklaratë lideri i grupit ikonë të rokut metal Megadeth u shpreh se ka kaluar shumë pengesa në jetë dhe kjo është vetëm një prej tyre.

“Është sigurisht diçka që duhet respektuar dhe duhet përballuar me kokën lart- por unë kam kaluar plot pengesa.”, shkruajti Mustaine, “Po punoj nga afër me doktorët dhe kemi bërë një plan trajtimi i cili ata thonë se ka rezultuar i suksesshëm në 90% të rasteve. Trajtimi ka nisur tashmë.”

Mustaine njoftoi gjithashtu se për shkak të kësaj, Megadeth ka anuluar datat e koncerteve. Ai gjithashtu zbuloi se kolegët e grupit: basisti David Ellefson dhe kitaristi Kiko Loureiro, po punojnë për një album të ri i cili do të jetë vazhdimi i albumit “Dystopia” në 2016-ën.

Dave Mustaine u bë i njohur në mes të viteve ’80, kur pasi u përjashtua nga grupi Metallica, vendosi të krijonte një grup roku që do të ishte si Metallica, por shumë më i fortë në tingull.

Eksperimenti i tij qe një sukses pasi albumi i parë i Megadeth në 1985-ën: “Killing is my business…and the business is good” u prit shumë mirë si nga kritika, ashtu edhe publiku. Megadeth është nominuar 11 herë për çmime Grammy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *