• |
ide | kryesore

Dyshimi për ‘Arenën Kombëtare’, as në shtator mund të mos jetë gati

Lajme, Të fundit



Vizita e presidentit të Federatës Çeke të Futbollit Martin Malik në Tiranë u ndal edhe te vëzhgimi në stadiumin “Arena Kombëtare”, që vazhdon punën me intensitet të lartë, por që tani duket se nuk do të jetë gati as në shtator.

Kjo, pasi për afatet e punimeve në stadiumin “Arena Kombëtare”, presidenti Duka u shpreh: “Objekti është shumë i madh, shumë i bukur dhe komod. I punuar në të gjitha drejtimet me gjëra bashkëkohore, dhe brenda stadiumit, dikush e sheh gjysmë-plot dhe gjysmë-bosh, për sa i përket termave kohorë.

Duam të luajmë në shtator këtu, dhe ia kemi bërë të qartë kompanisë këtë. Duam ta shijojmë stadiumin e ri, por mund të arrijmë edhe më shumë rezultate me më shumë spektatorë dhe atmosferë.

Kompania po bën të gjitha përpjekjet. Ka skeptikë, ka optimistë, por nuk mund të jemi shumë të sigurt për shtatorin”, deklaroi Duka.



4 Comments

    1. Qysh jeni komplet bole ju komunistet?!
      Ai po te thote stadiumi mund te mos jete gati, (dhe po e tha Duka NUK ka pee te qene gati), ti ke hallin e fotos ilustruese!
      Nuk do ta pranosh se STADIUMI 20MIJËVENDËSH PO TE VONOHET KAQ VJET SEPSE I ESHTE DHENE PRIORITET KULLES ABSURDE NE TRUP TE TIJ!
      O kritik i vogel!!!

  1. Nuk quhet i mbaruar stadiumi pa u montuar edhe kondicioneret dhe pllakat majolike te apartamenteve te pallati brenda stadiumit.

  2. Arena e Ripjerdhjes. Nena Natyra duhet te beje punen e saj. Nje 5-6balle, nuk do ishte keq. Thjesht te nivelonte terrenin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *