• |
ide | kryesore

Europa League/ Pa fat Kukësi e Teuta e Laçi, kundër rivalëve që kanë eleminuar skuadra shqiptare

Sport

Kundërshtarë që kanë precedentë të suksesshëm kundër skuadrave shqiptare: ky ka qenë rezultati i shortit për raundin e parë të Europa League ku do të prezantohemi me Kukësin, Teutën e Laçin. Një short i vështirë, sidomos për kuksianët që kanë peshkuar hungarezët e Debrecen, ata që eleminuan Skënderbeun në 2012, me agregatin 3-1. Kukësi do ta luajë ndeshjen e parë në transfertë, për të shpresuar më pas në ndeshjen e kthimit në shtëpi, pas një jave.

Kundërshtar i njohur edhe për Teutën. Përballë durrsakëve do të jenë letonezët e Ventspils, që sezonin e kaluar luajtën përballë Luftëtarit, duke shkatërruar gjirokastritët 5-0 në ndeshjene para, gjë që e bëri të pavlefshëm më pas barazimin 3-3 në kthimin e luajtur në shtëpi.

Kundërshtar i fortë edhe për Lacin, që është shortuar kundër Hapoel Beer Sheva. Izraelitët kanë precedentë me skuadrat shqiptare, kur në 1995 kanë nxjerrë jashtë gare Tiranën në Champions me rezultatin e përgjithshëm 3-0.

Ndeshjet e para do të luhen më 11 korrik, ndërsa ato të kthimit më 18 korrik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu