• |
ide | kryesore

Faktet/ Gjashtë pikat më kompromentuese të përgjimeve të Bild

Arkiva, Kryesore



Pas publikimit të 16 përgjimeve të tabloidit gjerman BILD (lexoni të plotë në linkun më poshtë) që tregojnë një organizim paramilitar për manipulimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të shtatorit 2016, që krijuan një diferencë me më shumë se 4 mijë vota me garën paraardhëse, Lapsi.al është munduar të identifikojë pikat më nevralgjike të këtij skanimi rrënqethës.

Andi Bushati: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

1/ Implikimi i Ramës
Mënyra se si Edi Rama shfaqet në përgjimet e transmetuara nga BILD, ka për të, përpos konsekuencave morale, edhe pasoja ligjore. Së pari ato tregojnë se ai është kreu i një organizmi paralel që blen vota, intimidon zgjedhësit e opozitës dhe ushtron dhunë në zgjedhje.

Jo më kot ai pyet Arben Keshin për realizimin e objektivave, jo më kot ai i ka thënë deputetit Artan Gaçi se “Keshi i ka kopsit gjonat” dhe jo më kot pas këtyre zgjedhjeve ai e caktoi Keshin si drejtues të një prej komisariateve më të ëndërruar për policët, (janë minierat) atij të Bulqizës.

Por, përpos këtyre fakteve që përbëjnë dyshim për krim, kryeministri është kapur edhe në shkelje të drejtëpërdrejtë ligjore. Biseda e tij e përgjuar me Drejtorin e Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme në Shqipëri, Arben Keshi, pra me një punonjës të administratës që nuk lejohet të përzihet me zgjedhjet, eshtë një shkelje që dënohet me burg.

2/Friksimi i mësuesve
Drejtori i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Jashtëligjshëm, Arben Keshi, i kërkon drejtorit të arsimit të Dibrës, Drini Gjeci, të telefonojë drejtorët e shkollave dhe t’u kujtojë atyre që të votojnë Partinë Socialiste, ndryshe një ditë pas zgjedhjeve “TË GJITHË DO TË PUSHOHEN NGA PUNA”.

Drejtori i drejtoisë arsimore në Dibër i garanton atij se do t’i telefonojë. Por kjo është një shkelje e hapur e kodit zgjedhor por dhe e Kushtetutës së Shqipërisë që thotë shprehimisht: “Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë”.

E plotë/ 16 përgjimet të komentuara nga Bild

 

3/Përdorimi i Policisë
Në dy përgjime të transmetuara nga BILD duket qartë se si policia përdoret për të penguar votuesit dhe militantët e opozitës që do të organizoheshin nga PD për të shkuar në Dibër.

Përgjimet ekspozojnë Arben Keshin që i jep urdhëra Sali Skurës, Shef Policie në satcionin nr.5, Kamëz. Shefi i Policisë së Kamzës pasi i dha informacione mbi numrin e supozuar të votuesve të PD-së që do të shkonin të votonin, e vë në dijeni Keshin se po përpiqet të pengojë votuesit që të shkojnë të votojnë.

Shefi i Policisë i thotë Keshit se ka vënë disa postoblloqe me policë për të ndaluar votuesit e PD-së dhe se ai ndjek gjatë gjithë kohës lëvizjet e banorëve të Kamzës.

4/ Gjiknuri i implikuar në lidhje me të fortët
Ashtu si në zgjedhjet e Durrësit edhe në Dibër nuk mund të ishin pa rol banditët. Këtu del se ata kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ish ministrin e energjitiksë Damian Gjiknuri. Ai e lajmëron Arben Keshin se po i nis për ndihmë një furgon me të fortë.

Gjiknuri kujdeset të thotë në përgjime se ata nuk duhet të bien shumë në sy se janë djem problematikë. Damian Gjiknuri rezulton të jetë përgjuar edhe në një bisedë të koduar ku flitet për transportin e diçkaje të fshehtë dhe që Bild supozon se është lëvizje parash të pista për blerjen e votuesve.

5/ Blerja e votës me lekë në dorë
Në përgjime ka rënë edhe një biznesmen mermeri, Bekim Krashi, i afërt siç duket nga bisedat me ish ministrin Damaian Gjiknuri, i cili dërgon njerëz për të blerë me para në dorë votuesit. Personi i panjohur e informon biznesmenin se çmimi është 4 mijë lekë për votë personale.

Në një bisedë tjetër të përgjuar konfirmohet se paratë janë marrë pasi personi i paguar pyet se çfarë shenje duhet të bëjë në fletën e votimit për t’u kuptuar se e ka kryer detyrimin.

6/ Pjerin Ndreu, tmerri i arsimtarëve

Ish deputeti socialist, aktualisht kandidat për bashkinë e Lezhës, ka dalë në përgjimet e Bild se i kërkon shefit të arsimit në Dibër, Drini Gjeçi që drejtori i shkollës se Reçit, Reshat Elezi ose të shpallë publikisht votën bashkë me familjen, ose pas zgjedhjeve ai fluturon nga puna. Gjeçi e ka kryer këtë duke e kërcënuar Elezin.

Më pas, Ndreu është mbrojtur publikisht se ai i është drejtuar si socialist dhe si kryetar i partisë së Reçit dhe jo si punonjës publik dhe drejtor shkolle. Por kjo gjë është përgënjeshtruar dhe Ndreu duhet të hetohet për intimidim të zgjedhësve.

©Lapsi.al



14 Comments

  1. 6 pika komprometuese?
    Ajo eshte nje grope e madhe septike me mut, ku pika komprometuese humb si miza ne pyll.
    (Drejtshkruajeni “komprometuese”)

  2. 6 pika? Vllai ju e dini shume se cfare eshte bere ketu ne 6 vjet. Mos harroni qelbsin tahir xhacka&. Po dhe ne dime shume mos permendim ……..etj etj. Jane banda kriminale rilindje quhet. Sh.e mire strukturuar. Bande. Bande. Ok? Bande.

  3. Neqoftese keta nuk largohen e te shkojne ne gjygj ,duhet vetem revolucion pasi do te na quaj e gjithe bota per njerez me bisht e hajvaner qe pranojne te blihen si bagetia.

  4. Aha …t’a harrojn 50 mijelekshin(e vjeter)disa shkodran drunj !!!
    “ U dhi’ nusja n’ kale”
    Eh ku je bre kryemutnia jone Edpordhlesh Muti!!!!

  5. Shume te rinj jo politik, shume te majte, apo dhe Rilindas e Socialiste te thekur, kujtojne gabimisht qe meqenese u qellon te rrine afer udheheqjes, te ine kafe ne bllok, tek kalaja tek Padan, apo ngaqe jetojne ne lagje si Komuna e Parisit apo Tirana e Re, jane pjese e elites se Shqiperise. Ndoshta mund te kene edhe pune sipas kodit te punes. dhe qe paguhet relatavisht mire , ndoshta duke pasur 2 leke me shume dhe duke frekuentuar clube, bar apo lounge u pelqen te mendojne qe jane pjese e elites se Tiranes. ne te njejtet lokale ,se bashku me ata qe ngasin Porsche , Range, Mercedes, BMW, Maserrati, ferrari, etj super makina super luksoze

    Po keta tipa pra, te elites , jetojne kryesisht ne apratamente te vogla mes zhurmes ,ndotjes dhe sfidave te perditshme te parkimit, plehrave, mungeses se hapesirave ,trafikut , ushqimeve te pasigurta, sherbimeve shendetesore uleritese, mes erese se hashashit ,gazit te makinave dhe pluhurave te ndertimeve, shkollave dhe kopshteve ku u duhet te angazhohen perdite per femijet e tyre sepse shkollat dhe kopshtet jane volatile sapo e humb vemendjen femija jot merr nota te keqija dhe perfundon duke pire hashash ose bere sex ne banjat e gjimnazeve. etj

    POR perseri KETA mendojne qe jane pjese e elitave(ngaqe banojne ne pallate shumekateshe ngaqe frekunetojne te njetet lokale ) edhe pse nuk i kane 10 mije euro ne banke kursime, por mezi presin te marrin rrogen e muajit

    Keta votues te majte, si edhe Rilindas apo dhe Socialiste qe u ka mbetur ora, gabimisht besojne se ata do te jene NDONJEHERE pjese e klases sunduese te Edi Rames dhe Rilindjes se tij kriminale edhe nese PS dhe Edi Rama do te vazhdojne te rine ne pushtet .

    Nje utopi.

    Kenaqen apo vetekenaqen . Vazhdimesia e perkeqeson gjendjen e tyre por te qenit spektator dhe MOSQENIA pjese e klases SUNDUESE sjell zgjimin e ngadalte nga humbetira e siperfaqesores qe propagandohet cdo dite nga ekipi PR dhe mediatik i Edi Rames, pikerisht tek keta njerez me qellim trullosjen dhe shfokusimin nga realiteti.

    Edi Rama dhe ekipi i tij propogandes e ka gati pergjigjen per cdo deshtim te vetin dhe cdo mospermbushje premtimesh, apo objektivash :

    1- Vetingu 🙂

    dhe 😀

    2- Fajin e Ka Saliu 🙂

    3- moj evrope moj kuve motit – Nacionalistin Populist, si strehen e te gjithe maskarenjve kur nuk u mbetet gje tjeter

    Zgjedhjet do behen ne 30 Qershor 😀

  6. Te gjitha organet ligjezbatuese ne shqiperi jane ne mbeshtetje te qeverise rilindase.Kush do ti ndjeke keta penalisht,dosja ka gati 3 vjet qe mbahet si relike krimi ne prokurori dhe nuk kan problem fare .per nje qytetar te thjeshte ose opozitare ne momentin me te dal kjo arrest me burg .prandaj gjitheçka ne shqiperi ka mbaruar.populli si asnjehere tjeter duhet te marre ne dore fatet e veta .kemi mposhtur nje diktatur 45 vjeçare ne shqiperi dhe nuk mund te lejojme me nje diktature te re nga nje psikokryeminister e ka kthyer vendin ne nje pellg krimi ,droge, prostitucion ne administrate me te njejten gjuhe te pergjigjen punonjesit e administrates .d.m.th.qe kjo eshte e tmerreshme revolucioni pinoqetjan eshte pak dhe dergimi i tyre ne burgjet e guatenamos.populli nuk u a ka per borgj kete poshtrim.kush do krah pollitik qe vepron keshtu revolucion i stuhishem qe te shkulet me gjithe rrenje.poshte komunizmi ramist .rrofte liria dhe demokracia europiane.

  7. Nuk kane te krahasushme vjedhjet e zgjedhjeve te salihut e lulit 94,96,09,11 dhe ne fund per embelsire moren dhe jete njerzish,per te ruajtur pushtetin e tyre,per ju shpellare kjo u quajt nje zgjuarsi e komunistit agjent te udb dhe spiunit te sigurimit kamarierit lulzim,dhe mbas ketyre vjedhjeve e vrasjeve nuk dha dorheqje njeri nga keta as salihu as luli,pse?ne pushtet vihet me vote jo me dhune per llogari te ruseve o te mjere ju qe nuk dolet nga shpellat as per 30vjet

  8. Po tashi per ca i publikon kjo gazete pergjimet ? Te informoje shqiptaret?
    Ne i dime me gojedhena keto pazare dhe sikur edhe te na i shfaqe gazeta,ne i kemi degjuar mijera here…asgje e re…

    RAMA me oligarket e Vizion + DULAKU&co,Fusha shpk,Kastrati dhe Mane bashke me MANETCI dhe BALFIN financojne para per blerjen e votave dhe fushate dhe pasi marin pushtetin i 6 fishojne leket e dhena duke mos paguar taksa ose duke mare tendera dhe koncensione…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *