• |
ide | kryesore

“Joao Felix tek Atletico? Mashtrim për të trazuar klubin”: Benfika plas bombën

Sport



Lajmi për transferimin e talentit portugez Joao Felix tek Atletico Madrid, duke parakaluar interesimin e Manchester City, Juventus e Real Madrid, bëri jehonë vetëm 24 orë më parë, por tani situata ndryshon krejt, me Benfica që hodhi poshtë tratativën. Klubi portugez, nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka ndërhyrë duke komentuar lajmin e “A Bola” mbi një tratativë të kryer me Atletico Madrid për transferimin e Joao Felix me fanellën e Colchoneros.

“E përsërisim: ky lajm është totalisht i rremë, absurd dhe me qëllim të qartë për të shkaktuar trazira në radhët e Benfikës”, lexohet në komunikatën e klubit portugez. Një lëvizje që aktivizon përsëri merkaton e klubeve të rëndësishme europiane drejt 19 vjecarit që sezonin e kaluar mahniti kontinentin.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *