• |
ide | kryesore

Jordyn Woods komenton për herë të parë episodin e KUWTK (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Së fundmi, për mbylljen e këtij sezoni  KUWTK ka paralajmëruar një finale spektakolare me dy episode ku do jenë të përfshira dhe ngjarjet e bujshme që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.

Produksioni këtë rradhë ka vendosur që ta lërë ëmbëlsiën për në fund duke transmetuar skandalin e bujshëm të tradhtisë mes Jordyn Woods dhe Tristan Thompson. Një pjesë të së cilës e kemi parë në trailerin e nisjes së sezonit, Khloe shihet duke qarë e duke bërtitur teksa mësoi lajmin dramatik të tradhtisë. Jordyn i ka surprizuar të gjithë duke e komentuar madje në një intervistë televizive puntatën e shumëpritur të KUWTK. E pyetur se çfarë kishte menduar kur kishte parë përmbledhjen paraprake, Jordyn u shpreh: “Gjithësecili ka të vërtetën e vet dhe historinë e vet, kështu që thjesht bën përpara. Gjithëkush ka të drejtë të tregojë të vërtetën e vet. Jeta vazhdon. Paraja nuk ndalon. Bota nuk ndalon. Shpresoj që të gjithë të bëjmë përpara.” -ka shtuar më tej Woods.

https://www.youtube.com/watch?v=x6R5SDkbEQY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *