• |
ide | kryesore

Kujdes mbajeni gazin! Kur OSBE kujdesej për barazinë gjinore pas zgjedhjeve në Dibër

Arkiva, Të fundit



Vetëm duke i parë nga perspektiva e zbulimeve të fundit të BILD, kuptohet roli i arbitrit që ndërkombëtarët luajnë në Shqipëri. Kështu menjëherë pas zgjedhjeve të shtatorit në Dibër, ish shefi i atëhershëm i prezencës në vend, Robert Wilton (foto poshte), ai që ka hyrë në histori me shprehjen vota u vodh po nuk ndikoi në rezultat, shqetësohej për barazinë gjinore të KZAZ-ve, për politizimin e tyre dhe nisur nga këto kërkonte reformë tërësore zgjedhore.

Dhe këto i thoshte me seriozitet megjithëse ishte në djeni të të gjitha denoncimeve që kishte bërë opozita dhe pa u shqetësuar aspak se rezultati kishte ndryshuar me mbi 4 mijë vota. Shikoni me bold në deklaratën poshtë se cilat kanë shqetësimet e OSBE dhe se çfarë po shohin shqiptarët sot.

Résultat de recherche d'images pour "osbe Robert Wilton"

©Lapsi.al

Deklarata e plotë/Prezenca e OSBE-së bën thirrje për reformë zgjedhore në Shqipëri

Kryetari në Detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert ëilton, bëri sot, pas përfundimit të afatit për ankime, deklaratën e mëposhtme lidhur me zgjedhjet e 11 shtatorit 2016 për kryetarin e bashkisë së Dibrës:

“Prezenca e OSBE-së i ndoqi zgjedhjet në Dibër nga afër dhe me shumë interes. Ne jemi njohur me rezultatin, si dhe me raportimet e ndryshme për procesin zgjedhor, përfshirë ato të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.

Ne ndajmë fuqimisht të njëjtin shqetësim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me zëvendësimin e mbi 98 për qind të komisionerëve të qendrave të votimit, një ditë përpara zgjedhjeve. Prezenca vijon të sugjerojë që partitë politike të Shqipërisë duhet ta marrin më seriozisht menaxhimin profesional të zgjedhjeve, në mënyrë që sistemi të jetë i besueshëm.

Procesi zgjedhor në Dibër është një tjetër tregues i nevojës për një reformë zgjedhore tërësore, e cila do të siguronte, veç të tjerave, depolitizimin e organeve të administrimit të zgjedhjeve, si dhe barazinë gjinore në përfaqësimin politik dhe në komisionet zgjedhore.

Ne i nxitim autoritetet dhe partitë politike shqiptare të nisin pa humbur kohë këtë proces shumë të rëndësishëm dhe ta përfundojnë atë në kohë për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Mbështetur në bisedat me palët, Prezenca është përgatitur tashmë të ofrojë mbështetje teknike dhe ekspertizë për reformën zgjedhore, sapo Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore të fillojë punën.



3 Comments

  1. Te pakten per numrin e pederasteve nuk ka pse shqetesohet, se ne 90 per qind te territorit e ploteson PS sa per te gjitha partite.

  2. Ky shqetesohet per barazine gjinore dhe mbeshtet partine qe kandidoi shukriun. Tani ta dije, qe dibranet jane me te perparuar ty, pasi nuk e votuan shukri-partine, por u kercenuan dhe shantazhuan para syve te njeezve te tu, qe nuk shikonin keto, por cfare fshihnin poshte te brendshmeve komisioneret, te gjatin apo te thellen.

  3. kjo eshte organizata per destabilizimin dhe shkaterrimin e vendeve ku eshte futur .po te ndjekesh gjithe vendet ku eshte futur ajo ka destabilizuar.nje organizate e perbere ne pjesen me te madhe nga ish komunist te kgb.stasit e gjithe lindjes.ka kaq kohe ne shqiperi ngeli ngule e shkule me wdroon matufe 100 vjecare soroiste qe del hapur ne mbrojtje te komunisteve shqiptare .te vezhgosh votime pa opoziten edhe ne somali ,etiopi .venezuele apo korene e veriut nuk kane ndodhur ,ndersa ne shqiperi organizata e destabilizimit i quan normale dhe sepse komisioneret ne komisionet zgjedhore jane vetem te qeverise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *