Në ndjekje të shembullit të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, edhe drejtuesi i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, ka kërkuar mbështetjen e Policisë në lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), në respektim të dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve vendore.
Frrokaj, përmes një letre të bërë publike, ka bërë thirrje për lirimin vullnetar të ambienteve të KZAZ-së nr. 13 deri në orën 16:00 të pasdites së sotme. Gjithashtu, Frrokaj kërkon pezullimin e afishimit të listave të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit, që janë nën vartësinë dhe nën administrimin e Bashkisë së Lezhës.
Më herët, në një deklaratë për mediat, Ademi shprehu vendosmërinë për të vijuar me lirimin e ambienteve të KZAZ-ve, në përputhje me vendimin e kreut të shtetit që çdekretoi 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Në KZAZ-në nr.2 në Shkodër, janë shënuar edhe gjatë ditës së sotme përplasje fizike mes forcave policore dhe disa ish-deputetëve të Partisë Demokratike.
Tensione ka patur po ashtu edhe në Tropojë, ku dhjetra qytetarë pas përplasjeve me forcat policore, depërtuan në ambientet e KZAZ-ve duke thyer xhamat.
Po fillon çmontimi I ripjerrdhjes.
Me keta fytyra qe jane ne hetim per vjedhje te tokave ne shengjim,lulu mburret me keta palaco,por shpejt do kuptoni se ku po shkoni