• |
ide | kryesore

Lirimi i KZAZ-ve/ Kryebashkiaku i Lezhës lëshon ultimatum: Keni afat deri në orën 16:00

Lajme



Në ndjekje të shembullit të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, edhe drejtuesi i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, ka kërkuar mbështetjen e Policisë në lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), në respektim të dekretit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e zgjedhjeve vendore.

Frrokaj, përmes një letre të bërë publike, ka bërë thirrje për lirimin vullnetar të ambienteve të KZAZ-së nr. 13 deri në orën 16:00 të pasdites së sotme. Gjithashtu, Frrokaj kërkon pezullimin e afishimit të listave të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit, që janë nën vartësinë dhe nën administrimin e Bashkisë së Lezhës.

 

Më herët, në një deklaratë për mediat, Ademi shprehu vendosmërinë për të vijuar me lirimin e ambienteve të KZAZ-ve, në përputhje me vendimin e kreut të shtetit që çdekretoi 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Në KZAZ-në nr.2 në Shkodër, janë shënuar edhe gjatë ditës së sotme përplasje fizike mes forcave policore dhe disa ish-deputetëve të Partisë Demokratike.

Tensione ka patur po ashtu edhe në Tropojë, ku dhjetra qytetarë pas përplasjeve me forcat policore, depërtuan në ambientet e KZAZ-ve duke thyer xhamat.

 



2 Comments

  1. Me keta fytyra qe jane ne hetim per vjedhje te tokave ne shengjim,lulu mburret me keta palaco,por shpejt do kuptoni se ku po shkoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *