• |
ide | kryesore

Negociatat/ Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të vlerësohen në grup

Lajme, Të fundit



Komisionieri për politikën e Zgjerimit dhe të Fqinjësisë së Mirë të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka reaguar lidhur me debatet që ka shkaktuar kërkesa e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, drejtuar Këshillit Evropian për shkëputjen nga vendi tjetër me statusin e kandidatit, Shqipëria, përsa i përket vlerësimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Hahn u shpreh se vlerësimi i ecurisë së dy vendeve në rrugën e tyre të integrimit evropian, do të jepet në grup. “Deri tani nuk është ndarë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe vendimi për ta do duhet të merret në grup. Të dy vendet i kanë plotësuar kushtet. Vendet anëtare e çmojnë Maqedoninë e Veriut. Ministri Gjerman Roth tha se Bundestagu nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të vëzhguar progres-raportet për këto vende. Institucionet duan pak më shumë kohë për negociatat si për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”- tha Hahn.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Bruksel pas mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjitshme, që përbëhet nga ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të BE-së, Hahn vuri në dukje se disa shtete, në veçanti Gjermania, Franca dhe Danimarka, nuk janë të gatshme për çeljen e bisedimeve. “Zgjerimi është çështje strategjike e BE. Është bërë progres, por nuk jemi akoma aty ku duhet. Franca, Gjermania dhe Danimarka janë skeptike për Shqipërinë. Tre vendet kërkojnë shtyrje të vendimit. Gjermania do më shumë kohë për vendimin.”- tha Hahn.

Hahn theksoi se për arsye se vendet anëtare kërkojnë më shumë kohë dhe rezultate në kriteret kyçe, Këshilli mund të marrë një vendim përfundimtar në tetor. “Nuk është marrë ende një vendim lidhur me hapjen e negociatave, të paktën për këtë verë, kërkohet më shumë kohë nga vendet anëtare. Shpresoj që këtë vit të kemi rezultatet, ndoshta edhe në tetor, është shumë e rëndësishme të tregohemi të drejtë. Shpresoj të kemi një vendim përfundimtar dhe vendimtar deri atëherë.”- shpjegoi komisioneri.

 

 

 



3 Comments

  1. Do vleresohen ne grup?! Cfare lidhje ka Maqedonia e Veriut me Shqiperine? Situaten ekonomike, politike, kushet qe ia jane lene per te plotesuar jane te ndryshme…pse BE paska ‘frike’ t’ia thote troc Shqiperise…nuk jeni gati’. Te gjithe e dime se cdo gje e ofruar Shqiperise(heqja e vizave, NATO, vend kandidat ne BE) nuk eshte se eshte merituar por kane dashur dhe na kane bere qejfin.

  2. E ke gabim sepse heqja e vizave ka qene e merituar. U moren vendime reale ne ate kohe. Moratoriumi, pasaportat, timsi, informimi dhe fakti eshte qe nuk u shfaq ndonje problem madhor, deri sa erdhi rama. E desh realisht qeveria ta bente dhe e beri. Edhe per statusin kandidat eshte punuar jashtezakonisht.
    Rama nuk ka bere absolutisht asnje perpjekje per integrimin, pervec barsaletave. ZERO

    1. Rama eshte e keqja dhe kolera e padiskutueshme nga 97 e mbrapa. Shkaterroi Tiranen me betonizim total, shkaterroi Shqiperine ne standartet politike dhe demokratik, ka shkaterruar shtetin e se drejtes kir Ushtar Biba nje cope kryetar KQZje kundershton presidentin. Po con vendin me perplasje civile. Bleu shtypin she shkaterroi totalisht pushtetin gjyqesor dhe ate mediatik. Kur do e kuptoje kete ajo pjesa gri se rilindasit do te vdesin Duke e konsideruar me te madh se Skenderbeu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *